LUTJE | LUTJE | 22
(1-24)
PJESA E DYMBËDHJETË

O ju shokët e mi që po i lexoni këta shkrime!

Ta dini se unë jashta traditës, të gjitha lutjet e zemrës, i nxora nga skuta e fshehtë dhe i shkrova, për shkak se kur vdekja të ma shuajë gjuhën, në vend të saj All-llahu xh.sh. të më pranojë lutjet e librit. Pendimet e gjuhës së përkohshme, me moshën e tyre të shkurtër nuk mund t’u bëjnë ballë mëkateve të mia të panumërta. Meqenëse libri qëndron gjatë, dhe vazhdon jetën më tepër se sa gjuha, unë preferova atë.

Para trembëdhjetë vjetësh (1), kur në përfundim të stuhive shpirtërore, të qeshurit e Saidit të “Vjetër” u shndërruan në vajtimin e Saidit të “ri” në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova nga gjumi i pakujdesshëm i saj, këtë lutje e shkrova në gjuhën arabe: Kuptimi i një pjese të saj është i tillë:

"O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me keqdashjet e mia, m’u zhduk dhe m’u shua mosha dhe rinia. Si rezultat i rinisë dhe moshës time, më kanë mbetur në duar mëkatet që më shqetësojnë. Hidhërimet që më poshtërojnë dhe imagjinata që më nxjerr nga rruga, nën këtë barrë të rëndë, me zemër të sëmurë dhe me fytyrë të turpëruar, pak nga pak po i afrohem varrit. E kam parasysh se me një shpejtësi të jashtëzakonshme, pa u shmangur as djathtas as majtas, në një formë të padëshiruar, ashtu si të dashurit dhe shokët e mi që kanë vdekur më herët, po afrohem tek dera e varrit. Kjo derë është porta e parë pas ndarjes nga shtëpia e përkohshme që ndodhet në rrugën e përjetësisë. Pra për jetën e mëpasme, kjo është porta e parë. Me një saktësi të padyshimtë, u binda se kjo botë për ata që janë lidhur fort pas saj, është kalimtare, e përkohshme dhe vdes. Shumë qartë m’u shfaq se për këto qenie që janë lidhur njëra pas tjetrës, grupe-grupe, barten dhe shkojnë drejt humbjes. Veçanërisht për ata që kështu si unë mbajnë nefsin e pakujdesshëm, kjo botë është e ashpër. Të jep një shije dhe të ndjekin prapa njëmijë hidhërime. Për një bistak rrush, më vonë të godet me një mijë shuplaka.

Nuk ka ze