LUTJE | LUTJE | 23
(1-24)

O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me sekretin e fjalës së bukur që thotë:

“Çdo send që do të vijë është i afërt....”;

Unë që tani po e shoh se në një kohë shumë të afërt, do të vesh qefinin, duke i hipur tabutit dhe shokëve u them lamtumirë e mirupafshim! Duke u kthyer për të shkuar tek varri, tek Mëshira jote, me gjuhën e gjendjes së kufomës sime dhe me gjuhën e shprehjes së shpirtit tim, duke bërtitur të them: "Aman, o Zot! Aman, o Mennan! Shpëtomë nga marrëzitë e mëkateve të mia!"

Me qefin në kokë, arrita tek varri ku është shtrirë trupi im dhe duke shpresuar bërtas dhe e kthej kokën nga Mëshira jote: "Aman! Aman! O Hannan! O Mennan! Shpëtomë nga barrët e mëkateve!"

Hyra në varr, u mbështolla me qefin, shokët ikën dhe më lanë vetëm. Po pres, po i lutem Mëshirës Tënde dhe me sytë e mi po shoh se shpëtim dhe mbështetje përveç se tek Ty nuk ka! Nga shija e keqe e mëkateve të mia, nga sjellja e keqe kundërshtuese dhe nga ngushtësia e varrit, me tërë fuqinë time bërtas dhe them: "Aman! Aman! O i Gjithmëshirshëm! O Hannan! O Mennan! O Dejjan! Shpëtomë nga shoqëria e keqe e mëkatarëve dhe ma zgjero vendin!

O Zot, unë vetëm tek Mëshira yte kërkoj strehim. Mëshirë, e cila përfshin të gjitha botërat. Hz. Muhammedi (a.s.) është një shkak, për të arritur tek Mëshira jote. Unë prej Teje nuk ankohem, por tek Ti padis nefsin tim!

O Krijuesi im Bujar! O Edukatori Mëshirëplotë! Një krijesa yte me emrin Said që është robi dhe arti yt, është rebel, i dobët, i pakujdesshëm, i paditur, i sëmurë, kundërshtar, plak dhe në udhë të keqe. Ai është një rob që më parë i ka ikur Zotit të vet dhe pas dyzet vjetëve i penduar, kërkon të dorëzohet tek Ti. Po kërkon të mbështetet tek Mëshira yte. Ai po i pranon gabimet e panumërta që ka bërë. Imagjinata atë e ka kredhur në sëmundje të ndryshme.

Nuk ka ze