KAPITULL I EKONOMISË | KAPITULL I EKONOMISË | 11
(1-12)

Përfundim: Shpenzimi pa kriter të çon tek mosbindja, e cila të thyen dashurinë dhe zellin për punë, të kthen në sorollatës, të hapë dyert e ankesave të pambarim dhe të hipokrizisë (6), të thyen sinqeritetin, të thyen nderin dhe të çon në rrugën e lypësit. Ekonomia është një shkak dhe rezultat i bindjes.

Njeriut, bindja ia garanton nderin dhe ambicja poshtërsinë.

Ky hadith tregon se rezultati i bindjes është nder, fisnikëri dhe lartësim. Bindja të jep forcë dhe trimëri për të punuar dhe ta shton dashurinë ndaj punës. P.sh. punove një ditë. Me sekretin e bindjes, duke iu bindur fitimit të paktë që ke fituar, atëhere edhe ditën e nesërme do të punosh. Për "musrifët" (ata që shpenzojnë pa kriter), ngaqë nuk i binden shansit që u ka dhënë All-llahu xh.sh., të nesërmen nuk punojnë, bile edhe po të punojnë, e bëjnë punën pa vullnet. Ekonomia që vjen nga bindja e njeriut, ia hap derën të ushqyerit të mirë dhe ia mbyll ankesat, pra e gjithëjeta vazhdon me falenderime. Të bësh ekonomi do të thotë të mos presësh gjë nga askush. Në këtë mënyrë nuk i përulesh askujt dhe e ke syrin të ngopur,e atëherë të hapet dera e sinqeritetit ndaj Krijuesit dhe të mbyllet ajo e hipokrizisë.

Shën. (6): Sa herë të takohesh me atë që harxhon pa kontroll, ai fillon e të rradhit ankesat. Edhe i pasur po të jetë, ai përsëri do të ankohet. Po qe se do të takohesh me një të varfër dhe të bindur, do të dëgjosh vetëm falenderime.

Në një mënyrë të gjerë, m’u shfaqën dëmet e mosmbështetjes në ekonomi.

Kështu para nëntë vjetësh erdha në një qytet fisnik. Meqenëse ishte dimër nuk e pashë burimin e prodhimeve të tyre. Zoti e mëshiroftë myftiun e atij qyteti, që më patë thënë disa herë: "Populli ynë është i varfër". Fjala e tij më shqetësoi shumë. Gjatë pesë-gjashtë vjetëve që vazhduan, më dhimbseshin njerëzit e atij qyteti të varfër. Pas tetë vjetësh, në verë shkova përsëri në atë qytet. Kur pashë vreshtat e tyre të begata, më ra ndër mend fjala e myftiut. Thashë: "Fesubhanallah! Prodhimi i këtyre vreshtave i tejkalon nevojat e tyre. Ky popull nuk është i varfër, por shumë i pasur". Fjala e myftiut më habiti shumë, por e dija se nuk mashtron, meqenëse ka qenë edhe udhërrëfyesi im.

Nuk ka ze