Më në fund e kuptova përse më pati thënë ashtu, për shkak të mosmbështetjes në parimet e ekonomisë. Kishte ikur bereqeti i prodhimeve dhe të ardhurave të tyre. Edhe pse kishin gjithë atë pasuri, përsëri myftiu vazhdonte të thoshte:"Populli ynë është i varfër!"
Pra nga shumë prova që solla deri tani, në qoftë se për mallin e jep zekatin, ai të shtohet më shumë. Po kështu edhe ekonomia është një shkak tjetër për të shtuar prodhimin, siç janë në të kundërt, mosdhënia e zekatit dhe shpenzimi pa kriter,të cilët janë shkak për të larguar bereqetin e mallit. Këtë çështje e kanë vërtetuar ndodhi të panumërta. Platoni i fesë Islame, prijësi i mjekëve dhe mësuesi i filozofëve, Ebu Ali Ibni Sina i famshëm, që në Europë e thërrasin Avicena, nga pikpamja mjekësore duke komentuar këtë ajet:
“Mjekësinë e përmblodha në dy rreshta. Ekonomia është rezultat i bindjes.
Bukuria e fjalës është tek shkurtësia e saj. Kur të hash, ha pak. Pasi të kesh ngrënë, mos ha pa kaluar katër pesë orë. Shërimi është tek tretja, pra ha atë që stomaku e tret më lehtë. Rëndesa më e madhe e stomakut është kur ha ushqim pas ushqimi". (7)
Ja pra dy vjet më pas, ata që shpenzonin pa kriter, duke vërtetuar temën, lufta e dytë botërore, çoi që ata të bëjnë me zor ekonomi.
10) " Ti je i Patëmeta! Ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na ke mësuar Ti. Me të vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
Shën: (7) Për trupin e njeriut është e dëmshme ngrënia e shpeshtë, (njëra pas tjetrës) pa e kaluar katër pesë orë.