KAPITULL I EKONOMISË | KAPITULL I EKONOMISË | 9
(1-12)

Shkaku i dytë i ambicjes është se njeriu shkon drejtë mossuksesit dhe humbjes, ngaqë nuk i realizon dot qëllimet. Secili i kundërvihet dhe askush nuk i jep ndihmë, deri sa të përballohet me sekretin e kësaj fjale që thotë:



Gjithmonë koprraci është në humbje dhe pa shpresë.

Është e qartë se ndikimi i ambicjes dhe i bindjes rrjedhin në popull si dy parime të kundërta.

Shkurt drurët frutorë, ngaqë janë të bindur qëndrojnë në vendet e tyre, duke u arritur rrisku në këmbë, sepse ato kanë nevojë për ushqim. Kafshët ngaqë sulen me ambicje pas ushqimit, akoma më me vështirësi e fitojnë atë. Këta shembuj tregojnë se ambicjet ta vështirësojnë jetën dhe bindjet të sjellin dobi. Edhe foshnjet e vogla, të dobëta dhe të pafuqishme, me gjuhën e sjelljes së tyre, sigurojnë ushqimin e mjaftueshëm për të jetuar, si qumështin, më të pëlqyerin nga ushqimet, që i rrjedh në gojë. Edhe egërsirat, për shkak të sulmit ambicioz ndaj rriskut, arrijnë të sigurojnë një rrisk të papastër. Këta dy shembuj na ilustrojnë çështjen tonë. Këtë çështje e përforcon edhe jetesa e peshqëve trashaluqë, që përfitojnë një ushqim të përsosur pa shumë sakrificë, ngaqë janë të bindur dhe të nënshtruar. Dhelpra dhe majmuni, meqënëse mbështeten tek intelekti i tyre dhe sulmojnë me ambicje edhe pse vrapojnë pas rriskut të tyre, përsëri mbeten të paushqyer mirë dhe të dobët.Po në këtë rrugë edhe çifutët, ngaqë sulen pas rriskut me ambicje, kamatë dhe pabesi, përfitojnë të tilla gjëra, që nuk janë hallall. Ata përballohen me përuljen dhe jetën e endacakëve, për shkak të mosbindjes, gjë që po të manifestonin të kundërtën, bindjen, do të gjenin një rrisk të bollshëm dhe do të jetonin me nder. Ky fakt na vërteton edhe akuzën tonë.

(3) Shën: Nga mospërputhja me parimet e ekonomisë, shpenzimet shtohen dhe të ardhurat pakësohen. Secili i ngul sytë tek dera e shtetit. Burimi i të ardhurave që janë: zeja, tregtia dhe bujqësia, shkojnë drejt rënies dhe niveli i jetës së popullit bie ditë për ditë drejt varfërisë së thellë.

Nuk ka ze