Unë e kisha një *okë, prandaj e pranova atë për ato tre shokë, që ishin prej atyre që vlerësonin ekonominë. Kështu duke ia dhuruar njëri tjetrit mjaltin, duke iu bërë ziliqarë nefsit të njëri-tjetrit, për tre-katër netë, u sosën tre kg mjaltë. Unë u thashë duke qeshur: "Unë prej atij mjalti do t’ju kisha shijuar tridhjetë-dyzet ditë, kurse ju tridhjetën e ulët në tre ditë. Megjithatë ju bëftë mirë! "Një okshen" time unë e shpenzova me ekonomi gjatë muajve Shaban dhe Ramazan. Në kohën e iftarit falenderoj All-llahun xh.sh., sepse në mënyrë të barabartë me ditët e këtyre muajve, çdo ditë e hëngrëm nga një lugë (1), si unë, ashtu duke u dhënë edhe atyre, duke fituar gjithashtu edhe sevape.
Arsyetimin tim, ndoshta dikush e quan ambicje dhe atë të shokëve të mi e quan bujari, por realisht nën pamjen e kësaj "ambicjeje", në fshehtësi shfaqet një bollëk dhe sevap i madh, që e pamë me sytë tanë. Po qe se do të arsyetonim ashtu, përfundimi i asaj bujarie me shpenzime të mëdha dhe pa kriter, do ta zbriste njeriun në një gjendje lypësi,duke pritur nga duart e dikujt tjetër ndonjë lëmoshë.
Shën: 1. Është një lugë pak më e madhe se ajo e çajit.... *një okë është e barabartë me 1200 gr.
Pika e gjashtë: Ka shumë dallim koprracia nga ekonomia (kursimi). Shpirtërisht ato ndryshojnë siç ndryshon modestia nga servilizmi i paskrupullt. Ashtu si dinjiteti dhe serioziteti, që nga kryelartësia shpirtërisht janë veç, në dukje ngjajnë njëri me tjetrin.
Edhe dinjiteti i njeriut shëmbëllen me lartësimin, por kanë domethënie të veçanta. I pari meriton lavdinë dhe i dyti të shqetëson.
Po kështu edhe ekonomia është një cilësi e bukur, që përcakton edhe rregullin e gjithësisë si dhe është një veprim i Pejgamerit tonë (a.s.), i Cili është larg nga koprracia, ambicja dhe dorështrëngimi, që janë simbole të poshtërsisë dhe nuk pajtohen me bujarinë kurrë. Po parashtrojmë edhe një ndodhi që vërteton temën tonë:
Njëri nga shtatë Abdullah-llarët e famshëm, ka qenë djali i Umer-ul Farukut (r.a), pra djali i njërit prej katër sahabeve të mëdhenj të Pejgamberit (a.s.). Abdullahi ka qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj. Ky njeri një ditë pazari, për arsye të ekonomisë dhe për të mbrojtur rregullin e pazarit me besnikëri, për dyzet para kishte bërë debate të forta. Kur e kishte parë një shok tjetër i Pejgamberit (a.s.), ishte habitur se si kishte mundësi që djali i njërit prej halifeve të Pejgamberit, të grindej për dyzet para dhe thoshte me vete se kjo ishte një ambicje dhe asgjë më tepër.