KAPITULL I EKONOMISË | KAPITULL I EKONOMISË | 5
(1-12)

8 ) Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, që

All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.

Prandaj ndihma e Zotit xh.sh. të vjen nga nuk e mendon, për të gjetur mundësinë, rriskun për të jetuar. Këtë ta garanton ajeti që përmendëm. Mos të harrojmë se rrisku ndahet në dy pjesë:

I pari: Është rrisku i vërtetë me të cilin mbahesh gjallë. Me domethënien e këtij ajeti, ai është nën garancinë e Zotit xh.sh.. Po qe se nuk përzihet dashakeqësia e njeriut me këtë rrisk që është i nevojshëm për njeriun, patjetër që e gjen atë. Përballë këtij rrisku, nuk është e domosdoshme të sakrifikosh as fenë, as nderin dhe as krenarinë, namuzin.

I dyti: Ky rrisk është i mbushur me artificializma dhe abuzime të ndryshme, që të imponohen si nevoja të jetës. Ky ves i paraqitet si ai i alkolistit, që nuk mund ta braktisë dot pijen. Për këtë rrisk All-llahu xh.sh. nuk të garanton dhe dihet se në këtë kohë të vështirë ajo të kushton shumë shtrenjtë. Më parë duhet të sakrifikosh nderin dhe më pas ta pranosh poshtërsinë, bile ndonjëherë, do të ulesh aq poshtë sa që të puthësh edhe këmbët e ndonjë të poshtëri. Do të të duhet ta braktisësh dritën e jetës së përjetshme, pra fenë, vetëm e vetëm se do të fitosh disa mall pa vlerë. Në këtë kohë që nevojat dhe varfëria janë shtuar, përballë njerëzve të varfër dhe të uritur, nuk duhet të ngopesh dhe veçanërisht duhet të largohesh nga shijimi i atyre sendeve të papastra, duke lakmuar jetën luksoze. Ky veprim që po bën duhet të ta hidhërojë ndërgjegjen. Në këtë kohë që shumica e fitimeve janë të dyshimta, nga mallërat e pamerituara ty duhet të të mjaftojë vetëm e domosdoshmja. Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) thuhet:

Njeriu prej mallit haram, mund të hajë vetëm sa mos të vdesë.

Nga mallërat haram mund të marrësh vetëm aq sa s’mund të jetosh pa to, por jo më tepër. Pra kush ka rënë në gjendjen e urisë, ai nga copa e mishit të coftë nuk mund të hajë aq sa të ngopet, por vetëm aq sa të mos vdesë nga uria. Njerëzit nuk duhet të hajnë pa kriter përkundrejt mijëra të uriturve.

Nuk ka ze