Pra e kuptoni se me këtë tregim shqisa e shijes nuk ka detyrim vetëm për anën fizike të trupit dhe ndoshta pikësynimi i saj është që stomaku të mos i kundërvihet zemrës, shpirtit dhe mendjes së njeriut. Kushdo në këtë mënyrë, mund t’i njohë shijet me një kusht; i pari, kur nuk shpenzon më tepër se sa duhet; i dyti, kur i ndjen të gjitha llojet e shijeve të mirësive për të bërë detyrën e falenderimit ; i treti, pa hyrë në asortimente të palejuara, duke menduar se nga shpenzimi i tepërt të mos poshtërohet dhe i katërti, duke u kujdesur që po qe se gjuhën, pra shqisën e shijes e përdorë për të bërë "shyqyr" dhe falenderim, atëhere mund të marrë shije sa të dojë.
Një herë një dijetar i madh, Imam Gejlani (k.s.), mori për të edukuar djalin e një plake. Plaka kur ka shkuar të shohë djalin e vetëm dhe të llastuar në dhomën ku rrinte, ç’të shihte! Mësuesi i tij për ta mësuar që të përballojë vështirësitë e jetës, i ka dhënë të hajë një copë bukë të zezë, thatë. Dhimbja dhe dobësia për djalin ka tërhequr mëshirën e nënës dhe ajo me vrap ka hyrë në dhomën e mësuesit të tij, që po hante një pulë të pjekur. Plaka fisnike hidhërohet më tepër dhe thotë: "O mësues! Si i bëhet kështu hallit? Djali im po vdes urie, kurse ti po ha një pulë të pjekur!" Njeriu i shenjtë i thotë pulës së pjekur: "Ngrihu me lejen e All-llahut xh.sh.!" E në të mblidhen kockat e pulës së pjekur dhe ajo befas ngrihet dhe del nga ena e fillon të ecë. Këtë të vërtetë, shpirtërisht e kanë transmetuar shumë njerëz besnikë. Ai i thotë plakës: "Kur të arrijë djali yt në këtë pozitë, atëhere edhe ai le të hajë pula". Kjo fjalë e Gejlaniut ka këtë kuptim: "Kur të arrijë djali yt që në trupin e tij të sundojë shpirti trupin, zemra nefsin dhe mendja stomakun dhe të shijojë vetëm për të falenderuar, atëhere mund t’i hajë gjërat e shijshme".
Shën: 1. Gavsi Gejlani ka qenë një njeri i shenjtë me famë, të cilin bota e ka njohur të tillë me anë të "kerameteve" të veçanta. Gavsi Gejlani ka qenë 190 cm i gjatë dhe 40 kg i rëndë, që nga pikëpamja mjekësore nuk mund të jetojë. Që këtu kuptohet se nuk është ushqyer me pula, kështu që ngjarja e mësipërme është vetëm një mësim për ne. Shën. i përkthyesit.