KAPITULL I EKONOMISË | KAPITULL I EKONOMISË | 2
(1-12)

Nganjëherë po qe se trupi s’ka nevojë për to dhe ndonjë ushqim është i hidhur apo i thartë, menjëherë ia hedh jashtë, duke ia pështyrë fytyrën. Siç e shikuat, shqisa e shijes është një "portier". Nga pikëpamja e kursimit të trupit, stomaku është si një zotëri dhe sundimtar. Pra në qoftë se dhurata e sundimtarit të vilës apo qytetit vlen njëqind lira, portieri meriton vetëm pesë lira dhe jo më tepër. Nuk duhet të paguhet portieri më tepër, sepse duke harruar detyrën kryelartësohet dhe e humbet mendjen, duke futur brenda "vilës" provokatorët. Nga ky sekret propozojmë dy kafshata, njëra që përmban djath dhe vezë dhe vlen dyzet para, e cila ka një ushqim të fortë, kurse tjetra bakllavaja më e shijshme, vlen katërqind para. Këto dy kafshata, para se të hyjnë në gojë, dhe pasi të kalojnë nga fyti, nga pikëpamja trupore nuk kanë dallim. Ndoshta nganjëherë djathi të ushqen më mirë, vetëm se nga pikëpamja e shijes së gojës, vetëm një gjysmë minute më tepër e kënaq këtë shqisë dhe kaq. Pra për hatrin e një gjysmë minuti nga dyzet para të hipësh në katërqind, është një shpenzim i pavlerë dhe kuptohet,se është pa kurrëfarë dobie. Nuk ia vlen që portierin ta nderosh nëntë herë më tepër se sundimtarin e vilës. Kur atë e vlerëson, atëhere kryelartësohet dhe thotë: "Këtu unë jam sundimtar, kush më jep më tepër dhurata apo shije, atë e marr brenda". Ti nuk mendon se brendësinë e trupit po e ngatërron dhe po e zhyt në zjarr. Kjo do të të bëjë të bërtasësh me të madhe: " Aman thirreni doktorin të më shuajë zjarrin!" Kur i bindesh Zotit xh.sh. dhe bën ekonomi, je mbështetur në Gjithëdijen e Tij dhe shqisën e shijes e konsideron si portier duke e respektuar sipas detyrës që ka. Ngaqë shpenzimi pa kriter kundërshton Gjithëdijen Hyjnore, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të marrësh një shuplakë syve. Gjithashtu duke e ngarkuar stomakun, e humb oreksin e mirë. Me një oreks adtificial duke u ushqyer me ushqime të shumëllojshme, që të mundojnë dhe të sëmurin.

Pika e tretë: Në pikën e dytë thamë se shqisa e shijes është portier. Me të vërtetë që është e tillë për ata njerëz që në ritin e falenderimit, nuk kanë përparuar shpirtërisht dhe që janë të pakujdesshëm. Për hatrin e shijes është e mjaftueshme të shpenzojmë një para, por në fakt ne harxhojmë dhjetë. Por për ata që hanë vetëm për falenderim, që janë njerëz të vërtetë dhe që përparojnë shpirtërisht, ata barazpeshohen me tregimet e "Fjalës së Gjashtë", që thotë: "..shqisa e shijes së tyre është një kontrollues dhe inspektor i kuzhinëve të Mëshirës së Zotit xh.sh., që shërben për të shijuar dhe vlerësuar të gjithë sasinë e mirësive. Pra gjuha me peshoret e shijeve, duke drejtëpeshuar në formën e një falenderimi mirësitë e Zotit xh.sh., ia lajmëron trupit dhe stomakut.

Nuk ka ze