6) Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.Hani e pini dhe mos e teproni.
Ky ajet i Zotit xh.sh., duke na dhënë një mësim të rëndësishëm, me saktësi na urdhëron të ekonomisim dhe na ndalon të shpenzojmë pa kriter. Kjo temë përmban tre pika:
Pika e parë: Krijuesi Mëshirëplotë nga njerëzit përballë mirësive që ka dërguar, kërkon "shyqyr" pra falenderime. Shpenzimi pa llogari e kundërshton falenderimin dhe është një nënvlerësim ndaj mirësive. Ekonomia është një nderim i plotë i fitimeve ndaj mirësive. Pra ekonomia është falenderim përkundrejt mirësive dhe nderim ndaj Gjithëdijes Hyjnore, si dhe një shkak i fortë për të fituar, duke e lehtësuar trupin e njeriut. Ekonomia të shpëton edhe sedrën, që të mos përulesh e të lypësh dhe të falë shijen e mirësive që nuk e ke provuar kurrë më parë. Shpenzimet pa llogari kanë një fund të tmerrshëm për shkak se kundërshtohet me parimet që përmendëm më lart.
Pika e dytë: Krijuesi i Gjithdijshëm trupin e njeriut e ka krijuar në formën e një vile të përsosur, apo të një qyteti të rregullt. Shqisa e shijes në gojë si një portier, nervat dhe damarët i paralajmëron që të bëjnë marrëveshjen midis shijeve të gojës dhe të stomakut. Ato janë njëlloj si telat e telefonit, po qe se nuk ka nevojë, i thotë stomakut që është e ndaluar dhe i kthen jashtë ushqimet.