KAPITULL I EKONOMISË | KAPITULL I EKONOMISË | 4
(1-12)

Pika e katërt:

Kush bën ekonomi, ai nuk vuan shumë për furnizim.

Me sekretin e këtij hadithi e kuptuam se: Kush bën ekonomi, nuk vuan vështirësitë e urisë së familjes. Mund të parashtrojmë argumente të shumta që kush e përdorë ekonominë,do të gjejë bollëk, duke mos vuajtur nga uria. Në mënyrë të përmbledhur, me provat e mia dhe nga dëshmitë e shokëve që më shërbejnë, u them se: "Meqenëse bëjmë ekonomi, nganjëherë All-llahu xh.sh. po na jep dhjetë fishin. Gjatë nëntë vjetëve, nga tridhjetë vjetët e internimit, disa prijës fisesh që ishin internuar me ne në qytetin Burdur, që të mos poshtërohesha nga skamja, më jepnin zekatin e mallit të tyre. Atyre që ishin të pasur u thoja që megjithëse jam i varfër, nga përdorimi i ekonomisë (kursimit), që kam mësuar prej shumë vitesh, unë jam më i pasur se sa ju. Ata përsëri më propozonin për diçka, por unë nuk ua pranoja. Është për t’u habitur se ata njerëz që m’u luteshin që t’ua pranoja zekatin e tyre, pas dy vjetëve disa prej tyre nga që nuk bënin ekonomi, morën para hua. Falenderoj All-llahun xh.sh., sepse për shkak të ekonomisë më mjaftonin paratë që kisha. Zoti nuk më detyroi që të detyrohesha të kërkoja tek të tjerët para hua. Nuk më shtyu deri aty sa të prish principet e jetës time dhe t’i kërkoj ndokujt diçka. Pra ai që nuk bën ekonomi, nga ana shpirtërore është kandidat për t’u bërë lypës dhe për t’u poshtëruar. Në këtë botë ato para që shpenzohen në vende të papërshtatshme janë shumë të dhimbshme. Përkundër këtyre parave, ndonjëherë shitet nderi dhe namuzi, në raste të tjera për të fituar ca para të tilla, shiten qenie të shenjta të fesë.

Kështu duhet të mbështetesh tek urdhëri i Zotit xh.sh.

7) All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiploti.

Për të shpenzuar vetëm për nevojat e domosdoshme, atëhere:


Nuk ka ze