Për të ilustruar faktin që ekonomia është një arsye sedre dhe përsosmërie, do të tregojmë një ndodhi mjaft interesante: Një herë në kohë të lashta, një bujar i famshëm me emrin "Hatemi Tai", kur ka dhënë një pritje të madhe, miqve u ka dhënë edhe nga një dhuratë të bukur. Vetë del dhe shëtit nëpër shkretëtira. Në shkretëtirë takohet me një plak, që po mbarte mbi shpinën e tij ferra, të cilat e kishin përgjakur atë. Bujari i thotë plakut:
"O plak, braktisi këto ferra dhe shko në filan vend ku "Hatemi-Tai” shtron gosti të mëdha për miqtë dhe u jep dhurata të bukura. Në vend të këtyre ferrave që nuk bëjnë as pesë grosh, atje do të fitosh pesëqind".
Plaku që e njihte mirë ekonominë i përgjigjet:
"Unë me nderin tim, peshën dhe këto ferra i mbaj dhe i ngre dhe nuk mundem t’i jem mirënjohës "Hatemi-Tai”-së.
Pas një farë kohe pyesin "Hatemi-Tai”-së:
"Ti a ke parë diku ndonjë bujar më të madh se veten?"
Ai u përgjigjet: "Po. Atë plakun që takova në shkretëtirë dhe që kishte ngarkuar në kurriz ferra. Ai është më bujar se unë, sepse ishte një ekonomiqar me sedër dhe i ndershëm.
Pika e pestë: All-llahu i Madhëruar me Mëshirën e Tij të Pafundme, ka bërë që në këtë jetë, si të pasurit ashtu edhe të varfërit, t’i gostisë dhe t’i shijojnë njëlloj mirësitë e Tija. Pra një të varfëri, nga uria dhe kursimi i tij, do t’i shijojnë më shumë një copë bukë e zezë dhe thatë, se sa një mbret apo pasanik që shpenzon pa kriter dhe që nga mërzia ha bakllava të shijshme, pa kënaqësi dhe pa oreks. Është për t’u habitur se disa që janë mësuar të shpenzojnë pa kriter, i shikojnë me dashakeqësi ekonomiqarët. Kjo është një marrëzi e këtyre lloj njerëzve që përbuzin bujarinë e vërtetë, duke thënë për ta se janë ambiciozë. Por ambicja dhe përbuzja janë fytyra e brendshme e njerëzve të pamoralshëm, të cilët shpenzojnë pa kriter.
Në qytetin Isparta, në dhomën time ndërsa isha duke shkruar këtë kapitull, kjo ngjarje ma përforcoi këtë bindje. Në kundërshtim me principin tim, një nxënës më dhuroi tre kg. mjaltë. Megjithëse u mundova që t’ia kthej, nuk ia arrita. Me të vetmin qëllim që në këta muaj të mëdhenj; Shaban dhe Ramazan, t’ua jap tre vetëve nga pak, që t’i ëmbëlsoj me mjaltë tridhjetë-dyzet ditë dhe përveç kësaj, ai që ma solli të fitojë sevape, u thashë shokëve që ta merrnin mjaltin.