LETRA E NJËZETË | LETRA E NJËZETË | 15
(1-18)

E teta, komentatorit i duhet të ndjekë rrugën e të Dërguarit Fisnik (a.s.) dhe i duhet të veprojë sipas urdhërave të "Ehli sunnet ue-l xhamaatit", me devotshmëri, drejtësi, sinqeritet, kursim, sakrificë dhe shërbim ndaj fesë Islame. Tek autori këto cilësi janë në shkallën më maksimale.

Përmbledhje

Bediuzzaman Said Nursiu me këto vepra brilante, që janë frut i Kur’anit, ka sqaruar devotshmërinë dhe Ibadetin (sinqeritetin ndaj Zotit xh.sh.) në shkallën më të lartë, ka mundur të marrë shkëlqim nga shenjtëria "Velajeti Ahmedije". Me këto cilësi ai ka fituar shkallën më të lartë dhe është bërë shërbëtori i Kur’anit.

E nënta, autori duke sqaruar çështjet e Kur’anit dhe drejtësinë e fesë Islame nuk ka marrë parasysh kërcënimet dhe përndjekjet e kundërshtarëve të asaj kohe. Ai nuk është tërhequr nga rruga e tij për të qenë shërbëtor i fesë Islame. E ka vazhduar rrugën e vështirë pa iu trembur as vdekjes dhe i ka zhvlerësuar kundërshtarët nga kjo jetë e përkohshme, duke iu thënë: “Përdorni fuqitë tuaja, tregoni burrërinë tuaj!" Bediuzzaman Said Nursiu ka zotëruar edhe një trimëri të rrallë, duke iu përgjigjur kundërshtarëve në momente të caktuara, pa iu dridhur qerpiku.

Ai ka jetuar në një kohë të vështirë, kur paria e asaj kohë zbatonte ekzekutimet dhe kur nuk mund të shkruante askush, qoftë edhe një libër të vogël për fenë Islame, sepse qëllimi i tyre ishte ta humbnin Kur’anin. Pra kush ka mundur në atë kohë të zymtë të mbrojë të vërtetat e fesë Islame? Ai njeri me të vërtetë ishte një udhërrëfyes i përsosur. Kush ka mundur që në ato kohë të bëjë një koment? Ky koment, patjetër që ishte i pëlqyer dhe i përkryer.

Në këtë kohë, këto nëntë argumente bindëse për vlerat e Besimit Islam, ne i gjetëm pikërisht tek Bediuzzaman Said Nursiu dhe vepra e tij brilante, Risale-i Nur. Jo vetëm ne, por të gjithë dijetarët e Fesë Islame në këtë pikë janë bashkuar tek i njëjti mendim, duke i dhënë atij këtë titull: "Bediuzzaman", që kuptohet "Më i famshmi i kohës së vet”. Këtë e vërtetojnë njerëzit më të arsimuar të Turqisë, të botës Islame, njerëzit e zgjuar të Europës dhe të Amerikës, të cilët i kushtojnë respektin më të madh autorit Bediuzzaman. Pra shokët e mi, ne kërkuam të gjejmë një koment të Kur’anit që i përgjigjet me argumente shekullit tonë dhe e gjetëm.

Nxënësit e Universitetit të Ankarasë

Nuk ka ze