LETRA E NJËZETË | LETRA E NJËZETË | 12
(1-18)

Thellësia logjike e kësaj vepre duket në faktin se ajo bind edhe njerëzit intelektualë që në mënyrë të pavarur studiojnë dhe hulumtojnë në shkenca të ndryshme. Bile ajo i bind edhe në qoftë se ata janë shndërruar në ateistë nga ndikimi i filozofisë materialiste. Ky libër ka afro një gjysëm shekulli që qarkullon si një nga librat më të mirë dhe më të parapëlqyer të fesë Islame. Meqenëse në këtë konferencë të parë kemi zgjedhur si temë "Besimin Islam", më poshtë do të sqarojmë vlerat e këtyre veprave dhe posaçërisht të njohim autorin e tyre.

Kështu, në këtë shekull që po jetojmë, armiqtë tanë po përpiqen të na përçajnë. Ata planifikojnë që të dobësojnë themelet e Besimit të popullit. Më e theksuar kjo luftë shfaqet këtë çerekshekullin e fundit. Numri i atentateve të hipokritëve është rritur. Me fshehtësi, nën maska të lloj-llojshme mbjellin përçarjen midis fetarëve. Dhuna e tyre në historinë njerëzore nuk mund të krahasohet. Më shkatërruese është mbjellja e dyshimeve tek besimtarët për Krijuesin e kësaj Gjithësie, sesa për shkujdesjen ndaj degëve të fesë Islame. Nevoja jonë më e madhe është që besimin ta mbrojmë me prova të pamohueshme dhe ta forcojmë. Ai duhet mbrojtur nga imitimi. Gjëja më e nevojshme është që të përpiqemi që me kujdes t’i drejtojmë përpjekjet në themelet e Besimit. Kjo nevojë nuk shtrohet vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet e komunitetit fetar islam dhe është detyra jonë parësore. Pra sa çmenduri është që një ndërtesë e cila është duke u rrënuar ta ristrukturosh dhe dhomat e saj t’i meremetosh pa forcuar themelet, ashtu si edhe rrënjët dhe gjethet e një druri, që po kalbet t’i spërkatësh me ilaç; po kështu edhe vetë njeriu është si një ndërtesë, apo si një vilë dhe themeli i tij është Besimi. Ai është si një dru frutor, rrënjët e të cilit janë përsëri rrënjët e Besimit.

I pari themel i Besimit është "Imani bil-lah" - Besimi në një Zot xh.sh., pastaj është:

"Nubuvveti”-Besimi tek Profetët dhe pastaj Ringjallja.

E para nga njohuritë që duhet të përfitosh është njoftimi për Zotin xh.sh. si Një dhe i Vetëm. Themeli i shkencave dhe i diturisë është

Nuk ka ze