LETRA E NJËZETË | LETRA E NJËZETË | 11
(1-18)

Ato ngrejnë dhe një hije dhe e gjithë Parajsa është një shkëlqim i Mëshirës së Tij. Të gjitha joshjet dhe dëshirat e kësaj jete të përkoshme janë vetëm një shkëlqim në prani të të Adhuruarit të Pahumbur, ndaj Dashamirit tek gostitja e Përjetshme e Parajsës, ku po ftohemi. Tek dera e varrit, jo duke qarë, por duke qeshur, të shkoni!"

Kjo Fjalë e Famshme jep një lajm kur thotë: O njerëz, po ju kujtojmë përsëri, mos imagjinoni se po shkoni drejt humbjes, drejt hiçit apo në një vend ku harrohesh, kalbesh apo shpërbëhesh! Përkundrazi, ju shkoni në Përjetësi, në Ekzistencën e Pamatshme, në botëra të paimagjinueshme dhe të shndritshme të Pronarit të Vërtetë. Tek Froni i Mbretit të Pafillim dhe të Pambarim, po ktheheni për frymëmarrje. Po ktheheni tek Një-shi, për të mos u shpërbërë dhe për të mos u shpërndarë kurrë!

Kjo pjesë është një konferencë e nxënësve të Universitetit të Ankarasë

Të nderuar vëllezërit e mi, të etur për "ujin" e Besimit Islam dhe të dobive të kulluara të kësaj feje. Që në fillim e pranoj se unë që jam ulur në këtë karrike, nuk kam ndonjë dallim nga ju. Jam vëllai juaj që në këtë ligjëratë do të predikoj një mësim timin. Për dobitë e fesë sonë unë kam shumë nevojë, prandaj kam dalë para jush edhe si predikues, edhe si dëgjues.

Këtë ligjëratë do ta shtjelloj si një lloj diskutimi. Gabimet janë të mijat, kurse Bukuritë që do të zbulohen janë veprat e Risale-i Nurit, prej të cilave kam pasur shumë dobi.

Sot në këtë konferencë do të fillojmë me Besimin e fesë Islame. Mësuesi ynë. Bediuzzaman Said Nursi në kuvendin e parë të qeverisë ka thënë: “Në Gjithësi e vërteta më e lartë është Besimi në një All-llah xh.sh., pastaj vjen të falurit e Namazit.” Duke u munduar të zgjedhim një vepër për konferencën tonë, si më të përshtatshme dhe më të rëndësishme zgjodhëm Risale-i Nurin. Këtë e bëmë edhe për faktin se kjo vepër më së miri iu jep përgjigje nevojave dhe pyetjeve të shekullit tonë.

Nuk ka ze