Kështu një Fuqiplotë i Madhërishëm, në secilin vit mostrat e Ringjalljes dhe të Parajsës po i shpik në mijëra forma. Në të gjitha Mesazhet Qiellore ka premtuar Lumturinë e Përhershme dhe ka thënë të vërtetën (myzhden) e Parajsës. Të gjitha veprat dhe sqarimet e Tij janë krijuar me drejtësi dhe seriozitet. Ato dëshmojnë përsosmërinë. Kjo përsosmëri është fare pa të meta dhe gabime.
Të mosmbajturit e premtimeve, gënjeshtrat dhe tradhëtia janë veti shumë të këqija, janë edhe një mangësi e madhe për këdo. Sigurisht Ai, Fuqiploti Madhështor, Dijetari i Përsosur, Mëshiruesi i Madh, premtimin e Vet me të vërtetë do ta sjellë në vend dhe do ta hapë derën e lumturisë së Përjetshme. Në Atdheun e parë të Babait tuaj, Hazreti Ademit, në Parajsë do t’iu nisë juve o besimtarë.
Fjala e njëmbëdhjetë: “Ue ilejhil-masiru”.
“Tek Ai do të kthehemi.“
Në këtë vend të provës njerëzit janë dërguar me detyra të ndryshme, prandaj duhet të
përmbushin obligimin e tyre, sepse Ai që i ka dërguar, prapë do t’i marrë, me Zotin e Madh do të takohen.
Domethënë prej shkaqeve të zhurmshme dhe prej perdeve të errëta të arsyes do të shpëtojnë dhe do të shkojnë në një Mbretëri pa kuinta dhe perde, të Përjetshme, pranë Zotit, Krijuesit dhe Edukatorit, ku do të njohin dhe do të shohin Pronarin dhe të Adhuruarin e tyre.
Kjo fjalë e Famshme mbi të gjitha lajmet e tjera, po thotë edhe këtë:
"O njeri! A e di se nga po vjen dhe ku do të shkosh? Si është thënë edhe më parë, kënaqësia e njëmijë vjetëve të kësaj jete nuk mund të barazohet me një orë të Parajsës. Kënaqësia e një mijëvjeçari të Parajsës (xhennetit) nuk mund të barazohet me një orë kur të takohemi me Atë, të Bukurin Madhështor. Atje do të jetojmë Mëshirën e gjerë të të Gjithmëshirshmit. Atje në shkallën e pranisë së Tij do të lartësohemi. Bukuria e tërë atyre që ke njohur në këtë jetë dhe dashamirve të tu, do të të duket artificiale. E gjithë bukuria e krijesave as që mund të krahasohet me bukurinë dhe me Funksionet e Emrave të Tij.