LETRA E NJËZETË | LETRA E NJËZETË | 7
(1-18)

Ti o njeri, në anijen e jetës tënde je një shërbyes dhe bëje detyrën mirë, që të marrësh rrogën. Shiko dhe vështro rehatinë tënde. Kujtoje Pronarin tënd, Atë që të ka dhënë ty këtë anije shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Gëzohu dhe falenderoje! Ta dish mirë se kur të kesh kryer mirë detyrën tënde, atëhere përfundimit të veprimeve të kësaj anijeje që të ka dhënë All-llahu xh.sh., do t’i dihet vlera. Çdo gjë do të shkruhet në fletoren e veprimtarisë tënde dhe do të garantojë një jetë të Përjetshme, ku do të ringjallesh për t’u kënaqur përgjithmonë.

Fjala e shtatë: “Ve jumitu”.


"Ai ta merr shpirtin dhe prej obligimeve të jetës të çliron".

Prej botës së përkohshme ta ndërron vendin dhe nga pesha e barrës së rëndë të jetës së përditshme të shpëton. Pra Ai nga jeta e përditshme, në jetën e Përjetshme të dërgon. Kjo Fjalë e Famshme, duke iu drejtuar xhindve dhe njerëzve, këtë Mesazh të rëndësishëm iu përcjell kur thotë: "Juve po iu jap një lajm (myzhde) të madh! Vdekja nuk është dënim apo gremisje drejt hiçit. Kjo është largim nga jeta e përkohshme, kjo të shpëton nga shkatërrimi i kësaj jete dhe të dërgon në jetën e Përjetshme. Kjo nuk është një rastësi, patjetër që për qëllimet e Krijuesit të madhërishëm, kjo është një çlirim, çmobilizim dhe një këmbim banese. Është dera e një lumturie të Përhershme, kalimi nga vendbanimi i sotëm në vendbanimin e ri, ku janë mbledhur nëntëdhjetë e nëntë përqind nga të afërmit tuaj. Ky është një kalim për në "Alemi berzah" (jeta e varrit), e cila është dera e hyrjes për në Jetën e Vërtetë.

Fjala e tetë: “Ue huve hajjun la jemutu”.

"Ai është i Gjallë, që kurrë nuk vdes".
Nuk ka ze