O njeri! Mos u dëshpëro nga mbarimi i të mirave (nimeteve)! Mos bërtit dhe mos u alarmo, sepse burimi i këtyre Mirësive është i pashterrshëm dhe vjen nga Mëshira e Paskajshme e Tij. Nëse një pemë frutore është e përjetshme dhe frutat e saj nga nuk sosen, të tjerat të ndjekin pas. Me falenderimin tënd për Bamirësin e këtyre prodhimeve, ato bëhen më të shijshme, sepse shija e Mëshirës së Atij që t’i jep, përshkon shijet e Nimeteve. Brenda shijes së një molle të dhuruar nga mbreti, ka njëqind, ndoshta njëmijë herë më shumë shije, se sa molla e zakonshme. Njëlloj si tek fjala:
"Falenderimet i takojnë vetëm Atij." Që do të thotë se duke falenderuar dhe respektuar Zotin xh.sh., pranoj se të gjitha Bamirësitë janë të Tijat. Në këtë mënyrë vazhdimisht mendo dhe prano Bamirësinë, Mëshirën dhe Simpatinë e Tij ndaj teje. Kjo gjë do ta hapë portën e kënaqësisë duke të shijuar edhe më shumë se sa shija e një fruti.
Fjala e gjashtë: “Juhji”.
Ai i ngjallë.” Përderisa All-llahu ia ka dhënë njeriut jetën, Ai i ka dhënë edhe ushqimin për ta vazhduar atë. Veç ushqimeve edhe të tjera mjete të nevojshme ia ka bërë gati njeriut për çdo çast, që t’i duken qëllimet dhe përfundimet kryesore të jetës, të cilat janë për Të . Qind për qind frutat janë të Tij.
Kjo Fjalë e Famshme njerëzve të dobët dhe të përkohshëm ju kumton: "O ti njeri! Mos e merr barrën e jetës mbi supe, sepse nëse ti e bën këtë, peshën e saj s’mund ta mbash dot dhe do të vuash. Mos mendo vetëm për dobitë e jetës së përkohshme, sepse më pas do të pendohesh! Mos u dëshpëro pse ke ardhur në këtë jetë, sepse sigurisht që anija e trupit tënd është e Tij. Nevojat dhe problemet t’i përmbush Ai, pastaj jeta ka shumë qëllime dhe shumica e përfundimit të qëllimeve është në interes të Tij, pra të Krijuesit.