Dhe ti i përket Mallit të Tij, je në të dhe po punon në pronën e Tij. Kjo fjalë kumton një lajm qetësues, i cili thotë:
O njeri! Ti nuk i përket vetvetes. Mos e quaj veten në pronën tënde, sepse ti nuk mund ta kursesh veten tënde. Pesha e barrës është e rëndë. Ti vetë hallet dhe ngatërresat e shumta nuk mund t’i përballosh dot. Nevojat e tua s’mund t’i plotësosh. Në qoftë se është kështu, kot lodhesh. Mos vuaj dhe beso se je pronë e tjetërkujt. Pronari yt është Fuqiploti i Madhërishëm. Mbështetu tek Fuqia e Tij dhe mos dysho në Mëshirën e tij. Flaki tutje hidhërimet nëse do të kënaqësh vetveten tënde dhe të plotësosh dëshirat tuaja. Qëndro larg nga veset dhe vështirësitë.
Kjo Fjalë e Famshme thotë: Dëshirat dhe interesat tuaja janë të shumta. Mosplotësimi i tyre sjell pikëllime, hidhërime dhe brenga shpirtërore. Kot e ke. Përmirësimi i kësaj bote është në Dorën e Fuqiplotit të Mëshirshëm. Mallin dhe gjënë jepja Pronarit që i takon. Dorëzoja Atij dhe mos merr përsipër hidhërimet e kësaj bote, por vetëm të mirat. Vetëm ai është Mbizotëruesi i Gjithmëshirshëm. Ai e shpenzon dhe e trajton pronën e vet si të dojë. Kur të rëndohet jeta, thuaj si Ibrahim Hakiu: "Le të shohim se çdo të bëjë All-llahu xh.sh.. Ai keq nuk bën, vetëm mirë!"
Fjala e pestë:
“Lehul-hamdu”.
“Falenderimet i takojnë vetëm Atij.”
Domethënë, të gjitha Mirësitë janë prej Atij dhe burimin e tyre e ka vetëm Ai. Të gjitha thesaret janë të të Plotfuqishmit. Kjo fjalë e Famshme jep këtë lajmërim.