njeriut i thotë: "All-llahu xh.sh. është Një, përse ti vrapon pas qenieve të dobëta dhe lodhesh duke u puthur këmbën atyre me mirënjohje. Mos u bëj atyre lajka dhe mos e ul kokën. Për të arritur në çastin e fundit, mos vrapo dhe mos u dridh prej frikës së qenieve!" Sulltani i Gjithësisë është vetëm Një! Çelësi dhe frerët e çdo gjëje janë në dorën e Tij dhe çdo situatë krijohet me dijeninë dhe urdhërin e Tij. Po gjete Atë, ke gjetur të gjitha Mirësitë, ke shpëtuar prej secilës frikë dhe je mirënjohës.
Fjala e tretë:
“La sherike leh” - (Ai nuk ka shok).
Në hyjninë dhe Sundimin e Tij nuk ka shok. Është Një, vetëm Një dhe natyrisht nuk mund të jenë disa zotër. Kështu që në veprimet e Edukatës dhe në krijimet e Tij, nuk ka ndihmës edhe pse ndonjëherë në Mbretërinë e sundimtarëve të kësaj bote nëpunësit dhe përfaqësuesit, në bazë të veprimeve quhen shoqërues të Tij.
Thonë; "Edhe ne jemi!", por Mbreti i Pafillimtë dhe i Pafundshëm, All-llahu i Madhërishëm në Mbretërinë e Tij, siç nuk ka shok edhe në Edukatën e Vet për kryerjen e veprimeve, nuk ka nevojë as për ndihmë, as për shokë. Në qoftë se Ai nuk jep leje apo nuk dëshiron që ta bëjë një punë apo vepër, askush nuk mund të ndërhyjë për ta bindur kundër vullnetit të Vet. Drejtëpërsëdrejti kushdo mund të paraqitet tek Ai, sepse nuk ka as shok, as ndihmës, që dikush të ndërmjetësojë pranë Zotit xh.sh. Askush nuk mund ta pengojë.
Fjala e katërt është:
“Lehul-mulku”.
"Malli është i Tij”.