* Kapitull i marrë nga libri “Letrat”.
“Me emrin e All-llahut. Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falenderim Atij.”S’ka zot tjetër përveç All-llahut, Ai është Një, nuk ka shokë, pronat janë të Tij, falenderimet i takojnë Atij, Ai është i Gjallë, Ai merr shpirtrat, Ai është i Gjallë, kurrë nuk vdes. Dobitë janë në duart e Tij, Fuqia e Tij arrin kudo, Tek Ai do të kthehemi.”
Është shumë sevap përsëritja e këtyre fjalëve pas namazit të mëngjesit dhe të mbrëmjes (akshamit). Me një transmetim të saktë të Pejgamberit a.s., thuhet se këto fjalë mbajnë një pozitë të lartë të "Ismi Adham”-it. Në secilën Fjalë kumtohet dhe vlerësohet Zoti xh.sh. që është Një dhe i Vetëm. Përmes "Ismi Adham”-it tregohet Madhështia dhe Përsosmëria e Njësimit të Zotit xh.sh.. Këtë të vërtetë të madhe do ta parashtrojmë me një parathenie dhe dy pozita.