LETRA E NJËZETË | LETRA E NJËZETË | 3
(1-18)

Fjala e parë, është:


“La ilahe ilall-llah”.

"S’ka Zot tjetër, përveç All-llahut!"

Në këtë fjalë pra, ka një lajm (myzhde). Shpirti i njeriut përballohet me shumë nevoja e qëllime dhe është pre e sulmeve të armiqve të panumërt. Në këtë fjalë do të gjejë një mbështetje që i garanton njeriut zgjidhjen e nevojave dhe i hap hambaret e Mëshirës. Po kështu kjo fjalë është edhe një pikë-mbështetjeje për të siguruar forcat e mjaftueshme duke u mbështetur tek Fuqiploti Absolut, që njeriu adhuron. Kjo, fjalë njeriut i tregon se si të njohë Krijuesin e vet, i cili vetëm Ai është që, e siguron nga dëmet e armiqve. Gjithashtu i tregon se cilin ka Zot. Në këtë thënie zemra dhe shpirti i njeriut shpëton nga dhunimi dhe hidhërimi i thellë dhe ai fiton qetësinë e pafundme dhe lumturinë e përjetshme.

Fjala e dytë, është:



“Vahdehu”.

"Ai është Një".

Kjo fjalë njeriut i garanton një lajm lumturie (shëruese). Njeriu me të gjitha krijesat është i lidhur shpirtërisht dhe kur vjen çasti i fundit (gulçi), në fjalën:

gjen përkrahje e strehë për të shpëtuar nga vështirësitë e pashpresa. Shpirtërisht,

Nuk ka ze