Në të gjithë ekzistencën e Gjithësisë janë shpalosur në shesh të gjitha Bukuritë, Përsosmëritë dhe Bamirësitë që janë shenjat e Bamirësive që do të na jipen. Në jetën e Mbrapme (Ahiret) ty po të pret një Zot, që këto Mirësi të jetës së përditshme t’i ka përgatitur shumë herë më të bukura dhe më të begatshme. Ato janë të pasosura. Ti po shkon tek një Adhurues i Përjetshëm, tek një Dashamir që nuk humbet kurrë, ku vetëm një shkëlqim i Përsosmërisë së Tij zëvendëson të gjitha këto bukuri, bamirësi dhe përsosmëri të kësaj bote. Jeta e Tij është e Pafundme. Ai është i përkryer dhe i Pastër nga të gjitha rëndomësitë e jetës së përditshme. Kjo Fjalë e Famshme xhindëve, njerëzve, krijesave të vetëdijshme dhe atyre që mbajnë cilësi dëshirash dhe dashurish u thotë: "Lajmi (myzhde) është për ju. Ja ku e keni Dashamirësinë e përhershme, gjë që do të thotë se Ai është i Përjetshëm dhe çdo gjë e bën me lehtësi. Për këtë mos u bëni merak! Mbase të gjithë dashamirët tuaj nga shkaku i dashamirësisë, për përsosmërinë, bamirësinë dhe bukurinë që kanë pasur, kanë kaluar nëpër kuintat e bukurisë së Dashamirësit të Përkryer. Ata kanë mundur të marrin pjesë vetëm e vetëm si hija e hijes, por humbja e tyre të mos ju hidhërojë. Ata janë një lloj pasqyre. Kur ndërrohen pasqyrat, bukuritë bëhen më të dukshme me këmbimin e tyre dhe shkëlqejnë duke u rifreskuar. Meqë Ai ekziston, edhe për ju ekziston çdo gjë!"
Fjala e nëntë: “Bijedihil-hajru”.
"Çdo Mirësi është në dorën e Tij” Secila vepër që kemi bërë është shkruar në fletoren e Tij. Pra kjo Fjalë e famshme e xhindëve dhe njerëzve u lëshon këtë kushtim, kur thotë: "O ju të pafatë! Kur shkoni në varr, mos thoni: "I mjeri unë! Malli më humbi dhe e gjithë puna më shkoi kot! Nga kjo botë shumë e bukur hymë në një gropë dheu të ngushtë!"
Duke u shqetësuar mos bërtitni, sepse secila vepër e juaja mbrohet dhe e gjithë veprimtaria ju është regjistruar. Çdo shërbim që keni bërë është regjistruar. Pagesën e këtij shërbimi do ta japë Ai, që ka në dorë çdo dobi dhe është Zot i Madhërishëm. Ai është i aftë që t’iu marrë nga ky vend dhe në një kohë të shkurtër t’iu ndalojë nën tokë. Pas këtij pushimi të shkurtër, t’iu tërheqë pranë Vetes.