"Marifetull-llah" - Dituria mbi njoftimin e Zotit xh.sh.
Shkallët e Besimit janë të panumërta. Ato fillojnë nga atomi i vogël dhe vazhdojnë deri tek dielli gjigand. Besimi që përbëhet nga imitimet, sidomos në këto kohë është e vështirë t’i kundërvihet hipokrizisë së mosbesimtarëve. Pa shkuar më tej, ai shumë shpejt mund të shuhet. Njeriu duke u nisur nga këndvështrimi i Risale-i Nurit, mund ta pushtojë një Besim i Lartë që nuk zhduket kurrë. Ky lloj besimi nuk mund të shuhet apo lëkundet në këtë shekull të tmerrshëm të ateizmit.
Për t’i thyer kundërshtarët e pafe, na duhet sot një Besim i fortë. Kush zotëron një Besim të fortë, sado që të përpiqen filozofët e pabesë për ta sulmuar, përsëri ata nuk mund ta mposhtin. Duke parë këto të vërteta ne u bindëm se ky libër duhet lexuar. Ai ka buruar dhe është frymëzuar nga Kur’ani i Lartë. Ai na garanton kështu një Besim të fortë. Me këtë Besim në shpirt njeriu garanton Parajsën në këtë dhe në atë jetë. Në këtë kohë të vështirë njeriu shumë lehtë mund të rrëzohet, duke iu përkushtuar nevojave të jetës së përkohshme dhe të humbasë atë të Përjetshmen (Ahiretin). Tek kjo e vërtetë nuk duhet dyshuar. Pra të nderuar besimtarë, shpëtimin e gjejmë vetëm tek këto vepra brilante, të cilat e kanë burimin tek Kur’ani i Lartë dhe ajetet e tij të famshme dhe mund t’iu përgjigjesh pyetjeve tona të shekullit. Besoni se vlerën e këtij libri mund ta shihni kur ta lexoni.
Prej kohësh jemi kujdesur dhe përpjekur të gjejmë një vepër për t’iu përgjigjur pyetjeve tona të këtij shekulli. Më në fund e gjetëm atë që na duhej. Jo vetëm Turqisë, por edhe të gjithë popujve myslimanë, bile tërë njerëzimit këto libra mund t’i bëhen udhërrëfyes. Libra më të mirë për këtë punë, më me vlerë s’mund të gjenim, sesa librat e të përndriturit Bediüzzaman Said Nursiut. Kështu që, mendimin dhe pikëpamjen tonë e vërtetojnë edhe qindra e mijëra nxënës të Risale-i Nurit, se vetëm me këto vepra kanë mundur ta shpëtojnë Besimin. Është një fakt domethënës që në shekullin e njëzetë pëlqehen këto libra, se përmbajtja iu është bërë një udhërrëfyes i përgjithshëm që mbështetet në burimin e Kur’anit. Këto cilësi të larta dhe të bazuara që kërkonim, i gjetëm tek veprat e Bediüzzaman Said Nursiut.
Kështu: E para, autori ka pranuar si Mjeshtrin e vet, vetëm Kur’anin Fisnik.