Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 34
(1-34)

Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti. Ma zgjero gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime që ta kuptojnë fjalën time. O All-llah, e nderojmë dhe i bëjmë selam personit të posaçëm, Muhammedit i cili është i Vetmi dhe Dielli i sekreteve të qiejve dhe që pasqyron Dritat dhe qendrën e madhështisë së krijesave, si dhe majën e bukurive të Gjithësisë. O All-llah! Ngopna me oqeanet e pasurive të Tua të pashterrshme, pranomi lutjet për të më pakësuar mëkatet dhe për të më larguar shqetësimet, ambiciet dhe frikën. Mos ma largo mëshirën Tënde, ndihmomë të përulem ndaj Fuqisë Tënde, mos më bëj të adhuroj nefsin, mos më turpëro me veset e mia të këqija. Dërgoma mëshirën Tënde në çdo çast që mos të të harroj Ty.

O i Gjalli i Përjetshëm! O i Gjalli i Përjetshëm! O i Gjalli i Përjetshëm! Më mëshiro mua, shokët e mi dhe të gjithë besimtarët që i nënshtrohen Kur’anit; O më i Mëshirshmi i mëshiruesve dhe më Bujari i tërë bujarëve, pranomi lutjet.

Dhe lutja e fundit e tyre: “Falenderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”

Nuk ka ze