Njeriu që kur ka ardhur në këtë botë është i ngarkuar me dy adhurime. I pari është forma e padukshme që arrihet kur njeriu formon një mendim të drejtë për Gjithësinë, për madhështinë dhe përsosmërinë e krijesave të Zotit xh.sh.. I dyti është forma e dukshme që shprehet përmes lutjeve që njeriu duhet të bëjë ndaj Zotit xh.sh.. E para ka një domethënie. Në këtë Gjithësi që ne vështrojmë çdo ditë, duket Mbretëria e Edukatorit dhe ti o njeri duke iu nënshtruar Mbretit tënd do të vërtetosh se ka një Mjeshtër, Përsosmërinë e të Cilit do ta soditësh i mahnitur. Veç kësaj, ti do të bëhesh shpallësi dhe reklamuesi i Arteve të Bukura, që pasqyrojnë Emrat e Lartë të Hyjnorë, sepse këto paraqiten edhe në pikëpamjet e njeriut. Këto funksione të Emrave të Bukur nga ana shpirtërore janë një arkë e mbushur me ndjenjat e zemrës dhe me peshoren e logjikës, të cilat duhet t’i vlerësosh dhe t’i përkujtosh.
Gjithashtu, fytyrën e krijesave ta vlerësosh si një libër të shkruar me lapsin e Fuqisë Hyjnore kudo që janë, në qiell apo në tokë dhe mundohu ta lexosh mirë. Duke i soditur këto stoli të hijshme, që janë Mrekullitë e Hyjnore, nga soditja dhe përfillja që do të tregosh ndaj Mjeshtërisë së këtyre arteve, do të bëhesh një Adhurues i apasionuar i tyre. Ky pasion dhe kjo përfillje shumë shpejt do të të tërheqin në rrugën e Tij të Drejtë, të All-llahut të Plotfuqishëm.
Ana e dytë e Adhurimit. Duke e konsideruar veten pranë Mesazhit të Zotit xh.sh. dhe duke soditur Artin dhe Mjeshtërinë e Tij, vëre se Mjeshtri Madhështor kërkon të reklamojë dhe njoftojë Mrekullinë e Veprës së Tij. Njeriu e merr përsipër me besim dhe kurajo këtë detyrë dhe bëhet njoftuesi i Zotit xh.sh.. Nga ky obligim do të vësh re se Zoti xh.sh. i Gjithmëshirshëm do që t’i sqarojë frutet e Mëshirës së Tij dhe t’i shtyjë robërit e vet ta duan Atë. Pasi ta duan, pa iu shmangur, të shpallin pa ngurruar dëshirën dhe adhurimin e tyre ndaj Krijuesit. Pastaj do të shohësh se si një Bamirës Fisnik do ta kënaqë njeriun shpirtërisht dhe materialisht. Njeriu nga ana e tij u përgjigjet këtyre mirësive me përulje, me punë, me shpirt dhe me mirënjohje. Me të gjitha shqisat, po të mundte, njeriu do të falenderonte All-llahun xh.sh..