Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 29
(1-34)

(11) Kjo më ishte dhënë në bazë të dijes sime!

Me siguri që edhe ky njeri, ashtu si "Karuni", do ta meritojë dënimin e rreptë. Domethënë kjo mbretëri e dukshme e njerëzimit, ky përparim, kjo përsosmëri nuk është arritur as me përpjekje dhe as me fitore. Patjetër që, të gjitha shërbimet dhe shërbëtorët njeriut i janë vënë në shërbim dhe ndihmë, sepse ai është i dobët, i paaftë dhe i varfër.

Njeriu duke qenë injorant, në çdo kohë i vjen frymëzimi i Zotit xh.sh.. Ai e kupton se të gjitha sa i janë dhënë dhe administron në këtë jetë, i janë dërguar nga Bujaria, Mëshira dhe Dituria e Kulluar e Zotit xh.sh.. Njeriu shumë lehtë mund të bjerë pre e një akrepi, e një gjarpëri pa duar dhe dhëmbë, por All-llahu xh.sh. atij i ka vënë në shërbim insektin pa duar për ta veshur me mëndafsh, apo një bletë që mban me vete helm dhe prej saj rrjedh mjalti që na ushqen. E gjithë kjo nuk është gjë tjetër, veçse një fakt që tregon se Ai, Zoti i Madh e ka zgjedhur njeriun si krijesën më të pëlqyer për Vete dhe tërë Gjithësinë e ka vënë në shërbim të tij, vetëm e vetëm se është i dobët dhe i paaftë për vetveten, duke mos mundur të bëjë dot asgjë. Atij i duhet patjetër ndihma e All-llahut xh.sh..

O njeri! Meqenëse të vërtetë tjetër veç kësaj nuk ka, hidhe tej "un”-in dhe kryelartësinë tënde dhe me gjuhën e paaftësisë dhe dobësisë trokit në Portën e Hyjnisë së Tij. Për ty ajo gjithmonë është e hapur!

Duke u lutur me përkushtim tek Ai, shpalle dhe tregoje me bindje se je robi i Tij dhe thuaj:

(12) Ai është mbrojtësi më i mirë!

Mos thuaj: "Unë jam një hiç, ç’ka kam rëndësi që All-llahu me Diturinë e Mrekullueshme dhe të Kulluar të Tij, tërë Gjithësinë e ka vënë në shërbimin tim dhe kërkon nga unë një falenderim të përgjithshëm”.

Nuk ka ze