"U pendova!"-thashë. Menjëherë pas këtyre fjalëve u zgjova. Saidi i Vjetër u largua dhe unë e ndjeva veten si një Said i ri.
Me këto ndodhi të imagjinuara All-llahu e bëftë për hajr! Po sqaroj kuptimin e dy pjesëve, kurse kuptimin e pjesës së tretë ta nxirrni ju vetë.
Udhëtimi fillon nga bota e shpirtërave, barku i nënës, vazhdon me fëmijërinë, rininë, burrërinë, pleqërinë deri tek fundi - varri, jeta e varrit, që nga Tubimi i Madh, duke kaluar nga ura e Siratit dhe vazhdon deri në përjetësi.
Gjashtëdhjetë napolonat flori janë mosha mesatare e njeriut. Kur e imagjinoja këtë ndodhi, më dukej vetja rreth dyzetepesë vjeç.
Një nxënës i zellshëm i Kur’anit ishte ai që më këshilloi. Senet nuk kam, por prej atyre pesëmbëdhjetë vjetëve që më kanë ngelur, gjysmën dua ta shpenzoj për jetën e Mbrapme.
Hani, vendqendrimi, për mua ka qenë Stambolli.
Treni është koha, ku secili vit është një vagon.
Shpella është kjo jetë e përkohshme.
Lulet dhe frutat janë shijet dhe ndjenjat e ndaluara dhe lodrat haram si ato ferrat që kur iu afrohesh të hidhërojnë dhe të plagosin zemrën, duke menduar ndarjen prej tyre dhe s’merr dot diçka që dëshiron. Ato ta japin dënimin menjëherë.
Faturina i trenit më pati thënë: "Më jep pesë groshë, të të jap sa të duash lule dhe fruta", që duhet kuptuar kështu: Njeriut duhet t’i mjaftojnë ato që fiton me djersë dhe t’i shijojë ato që janë të lejuara për të, nuk ka nevojë të futet në haram.
Të tjerat mund t’i kuptosh vetë.