Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 1
(1-162)
Prijsi I Rinise

FJALA E PARË

"Bismil-lah" është kreu i çdo mbarësie. Edhe ne me Të do të fillojmë. Dije, o nefsi im, kjo fjalë e madhërueshme, megjithëse është simbol i fesë Islame, përdoret dhe përmendet vazhdimisht nga çdo qënie tjetër. Në qoftë se do të kuptosh se sa forcë të madhe e të pasosur dhe se sa vlerë të pashtershme ka fjala "Bismil-lah", lexoje me kujdes këtë tregim, si shembull krahasues!

Çdo njeri që do të udhëtojë në shkretëtirat arabe, duhet të njohë emrin e kryetarit të një fisi dhe të hyjë nën mbrojtjen e tij, për të shpëtuar prej kusarëve të shkretëtirës dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e tij. Pa këtë mbështetje, i vetëm përballë nevojave, vështirësive dhe armiqve të panumërt, do të zhduket. Në një udhëtim të tillë, nepër shkretëtirë janë nisur dy veta. Njëri prej tyre është i bindur, kurse tjetri mendjemadh dhe kokëfortë.

I binduri e pranon emrin e kryetarit të një fisi dhe kërkon mbështetjen e tij, kurse mendjemadhi nuk e pranon këtë privilegj. Ai që pranon përkrahjen e këtij kryetari, udhëton pa frikë kudo. Po të rastis të përballet me ndonjë kusar i thotë: "Unë eci me lejën dhe urdhërin e filan kryetari". Kusari nga frika largohet pa e prekur fare. Po të hyjë në ndonjë çadër, me atë emër nderohet. Udhëtari tjetër, gjatë gjithë rrugës dridhet nga frika dhe shndërrohet në një lypës, poshtërohet dhe ofendohet.

Ja pra o nefsi im, ti je ai udhëtari mendjemadh dhe i pabindur, kurse kjo botë është shkretëtira. Dobësia dhe varfëria jote është e pafund. Armiqtë dhe nevojat e tuaja janë të panumërta. Meqë është kështu, merre emrin e Zotit të të gjitha botërave dhe të Sundimtarit të Pafund, po të duash të shpëtosh pa u dridhur nga asgjë dhe pa i lypur askujt. Kjo fjalë është aq e madhërueshme, saqë vuajtja dhe varfëria jote e pafund të lidhë me forcë të madhe me All-llahun e Gjithëmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm. Dobësia dhe varfëria jote të ndihmojnë për të fituar Mëshirën e Tij. Kush fillon me këtë fjalë, i ngjan atij të riut, që regjistrohet për të shërbyer në ushtri; punon në emër të shtetit dhe nuk i frikësohet askujt. "Në emër të ligjit, në emër të shtetit" thotë, kryen çdo punë dhe i bën ballë çdo vështirësie.

Nuk ka ze