"Bismil-lah", është dhikër. Në fund të thuash "Elhamdulil-lah",është shukr. Në mes të këtyre të dyjave është fikir ta kujtosh dhe ta pranosh këtë të mirë, këtë dhuratë të Mëshirshme, të krijuar me mjeshtri të përkryer nga All-llahu i Gjithëmëshirshëm.
Aq sa është antinjerëzore të përulesh dhe të puthësh këmbën e një njeriu të thjeshtë, që të sjell një dhuratë të çmuar nga një mbret, duke harruar dhe duke mos e njohur Pronarin e vërtetë të dhuratës, një mijë herë më antinjerëzore është të duash dhe të lavdërosh shitësin, pa përmendur pronarin e vërtetë të pasurisë.
O nefsi im! Në qoftë se nuk do të jesh kaq i çmendur, jep në Emër të Zotit, merr në Emër të Zotit, puno në Emër të Zotit dhe çdo lëvizje kryeje në Emër të Zotit xh.sh.. Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju! Amin!
(Është një bisedë me disa të rinj që akoma nuk kanë humbur mendjen përballë sulmeve të intrigave).
Nga disa të rinj shtrohet pyetja: “si mund të shpëtojmë jetën e ahiretit nga këto mashtrime të lojrave tërheqëse që intrigat e ndryshme përpiqen të na tërheqin për të devijuar vazhdimisht veset tona epshore?”
Unë, në emër të personalitetit të Risle-i Nurit iu përgjegja në këtë mënyrë të rinjve që kërkonin medet nga Risale-i Nuri:
Përpara çdo personi është varri, që askush nuk mund ta mohojë dhe që patjetër do të shkojë në të. Dhe perveç tri rrugëve nuk shkohet në të.
Rruga e parë: për besimtarin varri është një derë e një bote më të shndritshme se kjo botë.
Rruga e dytë: Dera e varrit për ata që kanë rë në devijim, që nuk veprojnë sipas bes imit të tyre është një burgosje në vetmi.