Tani pas këtyre tregimeve mund të më tregoni se si braktiset kjo mirësi e madhe e besimit për të shkuar pas veseve e liga që e shtyjnë njeriun, veçanërisht rininë, të bëjë punë të pahijshme; Ato shije që vijnë nga veset shfrenuara janë si mjaltë me helm që njeriun e zbresin në nivel njëqind herë më të ulët se kafsha, ku gjendja e tij është edhe më e keqe se gjendja e mosbesimtarëve të feve të tjera. Sepse ato edhe po të mohojnë Profetin e fundit mund të zënë besë Profeteve të tjerë, po të mohojnë Profetët, mund të zëjnë besë në Zotin e madhëruar, edhe po të mohojnë Zotin xh.sh. tek ta prapë mund të mbesë ndonjë virtyt për përsosshmërinë e njerëzimit. Por muslimani, që me anën e Hz. Muhammedit (a.s.m) ka mundur t’i besojë All-llahut xh.sh., profetëve alejhimusselam dhe tërë përsosmërive, kur të dalë nga zinxhiri i edukatës së Muhammedit (a.s.m.) nuk beson më as një Profetit duke mohuar edhe All-llahun e Madhëruar dhe tek ai nuk mbetet më kurfarë virtyti i dobishëm. Sepse ai ka dalë nga zinxhiri i një Profeti (a s m), që është më i madhi dhe është vula e Profetëve; ligji i të cilit është i botëkuptimit që mrekullitë dhe feja e Tij është përmbi të gjitha fetë tjera. Sepse që prej 14 shekujsh Hz. Muhammedi (a.s.m) e ka vërtetuar se është mësuesi dhe lavdia njerëzimit. Pra s’ka dyshim se kush shkëputet nga ky personalitet, ai jeton duke mos parë më ndonjë grimcë dritë dhe zhytet në errësirën më të madhe.
Tani, o ju që adhuroni shijet e botës së përkohshme dhe o ju të pafatët që thoni se si do të më bëhet halli në të ardhmen dhe përpiqeni ditë e natë vetëm për ardhmërinë fizike! Në qoftë se kërkoni kënaqësitë, lumturitë, shijet e rehatitë e kësaj jete, për ju le të mjaftojnë shijet në rrethin që ka lejuar Krijuesi i Juaj. Përveç saj mos kërkoni gjë se, sigurisht me tregimin e parë e keni kuptuar se në shijen e vetëm një të palejuare ka mijëra hidhërime. Sepse siç na tregojnë nëpër kinema po të ishte e mundur që njerëzve të shfrenuar t’u tregohet jeta e tyre e pas pesëdhjetë vjeteve, ata do të shihnin se sa do të qanin për qeshjen që bëjnë këtu, do të pendohen duke thënë: “Ah i mjeri, çfarë më gjeti!” Pra kush e do kënaqësinë e kësaj jete së bashku me atë tjetrën, le të jetojë në rrethin e besimit për vehten e tij duke pranuar prijës edukimin e Muhammedit (a.s.m)