Rruga e tretë: Dera e varrit për ata që nuk besojnë në ringjalljen është një ekzekutim i përjetshëm. Sepse ata nuk kanë besuar se do të ringjallen... Domethënë: Si për veten e tyre (të mosbesimtarëve), gjithashtu mohuesët ndiejn dhëmje edhe për të gjithë afërmit e tyre, sepse në besimin e tyre vdekja për secilin është një ekzekutim i përjetshëm.
Sipas drejtimit të besimit të tyre do të bëhet edhe dënimi i tyre: këto dy alternativa janë aq të qarta sa që nuk duan fare argument. Meqë vdekja është e fshehtë, ajo mund të vijë në çdo çast t’ua presë kokën njerëzve, duke mos ndarë fare të riun nga plaku.
Përballë kësaj çështjeje të madhe të ekzukutimit, që njeriu e ka vazhdimisht parasysh; pra përballë kësaj varjeje të pafundme, a nuk duhet që njeriu i paaftë nga kjo çështje të kërkojë një derë shpëtimi, që derën e varrit për veten e tij ta kthejë në dritë dhe ta gëzoje atë në lumturinë e përjetshme?!.
Këtë të vërtetë të saktë, që do të realizohet vetëm me këto tri rrugë,e kanë lajmëruar njëqindenjëzet e katër mijë Profetë. Duke pasur në dorë mrekullitë për të vërtetuar se ato janë argumente të sakta, duke mbajtur rrugën e tyre këtë lajm e kanë dhënë edhe miliona evlija (njerëzit e shenjtë). Këtë lajm kanë dhënë edhe shumë persona (numri i të cilëve nuk kufizohet ) që kanë pasuar rrugën e vertetë dhe njëri prej të cilëve është Risale-i Nuri, që duke argumentuar ua përgjigjet pyetjeje kohës sonë. Këto të gjitha me një saktësi të pamohueshme argumentojnë, duke shpresuar me një shpresë të shkallës së lartë të 99%, që besimi është i vetmi shkak që njërëzit mund t’i shpëtojë nga ekzekutimi dhe nga dënime të tmerrshme dhe t’i çojë njerëzit në lumturinë përrallore dhe të përjetshme. Pra e kuptuat se të gjithë këto personolitete të shkëlqyer së bashku, theksojnë se njeriun mund ta shpëtojë vetëm besimi dhe përkulja ndaj urdhërave të krijuesit.