Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 6
(1-162)

Vallë, në qoftë se merret parasysh fjala e një personi që lajmëron rrezikun në një rrugë me mundësi 1%, dhe nga frika e saj na humb oreksi i ngrënijes sonë, atëherë mendoni vetë se sa duhet të interesohemi për fjalën që paralajmërojnë qindramijëra personalitete të kësaj fushe, që është drejtë pa kurrfarë gënjeshtre, që na argumentojnë me saktësinë e fortë të 100% -shit duke na thënë se dera e varrit për mosbesimtarin dhe për ata që kanë rënë në devijim është ekzekutim dhe burg në errësirën e përjetshme, dhe që, me po të njëjtën saktësi, argumentojnë edhe se rruga për të shpëtuar nga këto ndëshkime që i kemi parasysh është vetëm besimi dhe adhurimi ndaj All-llahut të Madhëruar; pra na lajmërojnë se derën e varrit besimi e kthen në një rrugë që shkohet në lumturinë përrallore të jetës së përjetshme.

Pra përballë kësaj çështjeje të madhe është e habitshme dhe e trishtueshme që qëndron ky njeri i pafat, veçanërisht muslimani, po qe se nuk ka mundur të zotërojë besimin që ta adhurojë All-llahun xh.sh.. Tani po ju pyesni: sikur t’i japësh begatitë të botës një njeriut të vetëm, a ka mundësi ta kënaqësh atë në një kohë që ai është duke qëndruar para vdekjes së tmerrshme, e cila është vazhdimisht duke e tmerruar atë?

Meqë na e humbin shijen e jetës pleqëria, sëmundjet, fatkeqësitë e vdekja që na kanë rrethuar nga çdo anë, për ata që kanë rë në devijim dhe jetojnë të çfrenuar, edhe pse marrin qindra mijëra kënaqësira, prapë në zemrën e tyre jeton një xhehnem që i djeg vazhdimisht. Por pëlhura e trashë që vjen nga pakujdesia nuk i lejon ta ndiejnë dhimbjen për një kohë të shkurtër.

Dhe meqë për besimtarët dhe për ata që urdhërat e All-llahut i çon në vend, vdekja është një lajm për një gëzim të madh që lajmëron se: Nga llotaria e caktimit të Zotit atij i kanë rënë miliarda florinj e xhevahire, që vdekja duke e gëzuar pa masë besimtarin e paralajmëron vazhdimisht atë duke i thonë: “Eja merre letrën e shpëtimit”. Pra, ky gëzim shpirtëror është një gëzim i tillë që po të ishte e mundur për zotin e tij të bëhet fara, bëhet një xhennet i veçantë.

Nuk ka ze