Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 9
(1-162)

Ti i devijuari i pafat! Saktësisht dije se: Me mosbesimin tënd, bota jote madhështore, sa një orë para këtij çasti dhe një minutë pas kësaj, dhe gjithësia jote, e kaluara dhe ardhmëria e jote, i tërë fisi që të ka ikur dhe tërë qeniet e ardhshme së bashku me brezin tend, botra dhe popuj të kaluar dhe njerëzit dhe karvanet që do të vijnë, për ty kanë vdekur tërësisht.

Tani me anën e mendjes e me njerëzinë tënde që interesohesh, tërë botrat e tua dhe universet në kokën tënde të devijuar, përmbi kokën tënde vazhdimisht të rrëzojnë mjerime dhe vdekje të hidhura. Po qe se ke vetëdije ato ta djegin shpirtin... Po qe se ke shpirt ta përvëlojnë...Në qoftë se ty nuk të ka shuar mendja, ato të gulçitin me derte. Po qe se vetëm një orë dehja dhe qefet e tua të pista mund të përballojnë brengat dhe hidhërimet të panumërta që ke, atëhere mos i braktis, aty qëndro... Përndryshe mblidhe mendjen!. .Dhe dëgjo Kur’anin Famëlartë! Vetëm kështu mund të shpëtosh shpirtërisht nga kjo gjendje e xheh-henemit. Që të kënaqesh në xhennetin e lumtur përpiqu e zotro besimin e fesë së vërtetë - të fesë islame... Dhe shijen e pakët të përkohshme të një minuti; shndëroje me shijet e shumta të vazhdueshme të besimit(*)

(*) Ja pra edhe kjo botë mund të të japë ty shpirtërisht.shijet e xhennetit. Nga qindra dritat e tija shikoje vetëm njërin. Përshembull: Ti je duke pare një afërmin tënde në minutin e fundit të rrezikut të vdekjes. Në këtë rast supozojmë se erdhi doktor Lukmani apo Hizri. Dhe momentalisht ta shpëtuan nga vdekja dashamirin tënd. A ma tregon se sa gëzohesh në këtë çast ... Njësoj ty besimi mund të garantojë një gëzim për shpëtimin nga zhdukja të gjithë dashamirët e tu me të cilët ke pasur lidhje. Sepse besimi i ngjallë miliona dashamirët e tu që janë në varrezat e kaluara që kanë qenë duke zhdukur, momentalisht gjallohen dhe bërtasin duke thënë “Ne nuk kemi vdekur dhe nuk do të vdesim”.

Nuk ka ze