A nuk është një kënaqësi e madhe kjo gjendje që e tërheq hidhërimin e ndarjes dhe takohesh me të afërmit që janë gjallë.
Besimi për ty edhe në këtë jetë a nuk të ka garantuar një gjendje gëzimi që nuk tregohet: sepse besimi është i tillë që besimtarëve ua garanton xhennetin me tërë shijet e tij që ka... Dhe do t’ua garantojë”
Dhe mos thuaj se: “Unë do të kaloj jetën si kafsha duke mos menduar gjë” Sepse për kafshën nuk ekziston as e ardhmja, as e kaluara. I Gjithëdijëshmi Mëshirëplotë; që ti shpëtojë nga dhimbjet e panumërta atyre (Kafshëve) nuk ia ka treguar fshehtën. Derisa edhe kur e marrin ta presin kafshën, ajo nuk ndien asnjëfarë dhimbjeje apo pikëllimi. Ajo, në momentin kur e pret me brisk në fyt don të ndiejë dhimbje, prapë ikën dhe nuk ndjen dhimbje fare. Domethënë mëshira e madhe e All-llahut është që atyre nuk ia tregon fshehtën. Veçanërisht ndaj kafshëve pa faj ajo është më e përsosur. Domethë, ti kur shijohesh me gjërat e palejuara atëhere bie mijëra herë më poshtë se kafsha dhe nuk mund t’i arrish kafshët. Sepse mendja jote po i sheh ato gjëra që për kafshën janë të fshehta, dhe prej tyre po merr hidhërimet. Ti je tërësisht i vobektë nga qetësimet sepse ti i shikon hidhërimet.
Dhe ti që lavdërohesh me virtytet e mira siç janë humanizmi, respekti e vëllëzërimi, prej tyre mund të shijosh aq pak që, sa në fushën e madhe janë vetëm sa një gisht dhe nga koha e pafundme sa një orë.Nga mosbesimi ato të tuat janë të pathemelta, të përkohshme, artificiale, mashtruese dhe janë shumë të pakta,që duke u zvogluar ta rrëzojnë njerëzimin dhe sedrën tënde, bile ta zbresin në asgjë. Por vëllazërimi, nderi, dashamirësia, humanizmi i besimtarëve, që besimi atyre ia garanton bindjen në kaluarën edhe në ardhshmërinë, u rrit atyre njerëzinë dhe përsosmërinë. Ti në këtë jetë a e di se sa sukses ke... Suksesi yt i ngjan një arkatari çmendur që copat e qelqit i blen me çmimin e diamantit. Sepse ti kohës së pakët dhe jetës së shkurtër, je duke i dhënë çmimin e kohës së gjatë e gjerë e të përjetshme.