Pra, ti me siguri në atë kohë të shkurtër nga ambicia që do të jetosh pak do t’i ngadhnjesh besimtarët. Sepse ti si dashurinë edhe hakmarjen e një minuti e përjeton me ndjeshmëri dhe ambicie të furishme dhe shpenzon energji aq sa të tjerët që shpenzojnë për një vit; për këtë përkohësisht mund të dalësh sipër fetarëve.
Dhe për arsye se mendja, shpirti, zemra dhe shqisat e tua duke lënë detyrat e larta, dhe duke i ndihmuar bashkëpunojnë me dëshirat e veseve të tua të ndyra, në këtë jetë del fitues mbi besimtarët dhe në pamjen e jashtme dukesh i dashur, sepse mendja zemra dhe shpirti yt duke shëndruar janë poshtruar shumë. Ato, duke shndërruar vlerat cilisore në veset e ndyra të epshit janë zhdukur. Atëherë nga kjo pikëpamje është e qartë se përkohësisht do të ishe fitimtar ti që do fitosh xheh-henemin ndaj besimtarëve të shtypur që do fitojnë xhennetin.
KËTË TEKST TË SHKURTËR TË MËSUESIT DUHET TË SHTOJMË NË PRIJËSIN E RINISË.
Që të mos preken gratë, duhet të tërhiqen faqet 23-24 të ”Prijësit“ që titullohen “Çështje e rëndisishme ardhur nga Mersini”. Sepse profesia e rëndësishme të Mesazheve të dritës mbanë mëshirë, me një sinqeritet dhe seriozitet të jashtzakoshëm, gratë interesohen më tepër se burrat dhe në shërbimin e Risale-i Nurit ato vrapojnë më tepër se burrat. Për këtë arsye duhet patur kujdes që të mos thyhet zelli i shërbimit të tyre,sepse tërhiqet vemendja që vajzat muslimane të Stambollit të mos imitojnë vajzat e Romëve dhe të Ermenëve, duke u bërë gysëm lakuriqe si ato. Ndërsa, disa hipokritë të masonëve dhe disa gazeta që kundërshtojnë Prijësin e Rinisë, në ditët e fundit këtij problemi i kishin dhënë edhe kuptime të gabueshme dhe shpifjet e tyre për shërbimin e grave u bënë një shkak dobësimi për shërbimin e grave në Risale-i Nurit. Tani në vendin e këtyre faqeve vendosin bisedat dhe “Udhëzuesin e grave”.
Said Nursi