Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 14
(1-162)

Të nderuar vëllëzërit e mi të sinqertë!

“Ky është një mësim dhe një vërejtje për të rinjtë që janë në rrezik. Me këtë mund të kuptojnë se sa i vlefshëm është për nxënësit e Nurit me moshë të re orientimi me synnetin e Pejgamberit (a.s.m).që ata të mbajnë sjelljet e bukura të islamit. Këtu vërtetohet se rinia e vërtetë është forma e të rinjve fatbardhë. Në këtë rast në gjendjen të bukur të nxënësve të Nurit mund ta shihni cila është në të vërtetë rinia e popullit Turk.

Vellai i juaj

Said Nursi


PËR DISA TË RINJ ËSHTË NJË MËSIM E NJË VËREJTJE.

Një ditë m’u afruan disa të rinj të shkëlqyer për të më kërkuar një këshillë ndikuese për t’u mbrojtur nga jeta e shfrenuar e rinisë. Ua dhashë të njëjtën përgjigje që u pata dhënë atyre që kërkoheshin medet nga Risale-i Nuri:

Është e padyshimtë se rinia e juaj do të ikë.Po qe se s’do të mbetni në rrethin hallall, atëhere rinia e juaj do të zhduket, por kjo rini si në këtë jetë, edhe në varr edhe në jetën tjetër do t’ iu sjellë në kokat tuaja më tepër bela se sa shije. Por nëse mirësinë e rinisë suaj e mbroni me falenderimin e edukatës së fesë islame, duke e përdorur atë pa asnjë shpërdorim ndaj ligjeve të fesë së vërtetë, atëhere duke përjetuar atë, rinia e juaj do t’iu bëhet shkak që të përjetoni lumturinë përrallore në Xhennet.

Por, po qe se nuk zotëroni besimin në këtë botë, dhe po qe se kundërshtimi i juaj ndaj fesë e pengon ndikimin e besimit, atëherë në dukje jeta e juaj gjoja merr nje shije të pakët, por mijëra herë më tepër ajo ju ndëshkon me shqetësime shpirtërore. Sepse mendja e meditimi, përkundrejt kafshëve, e lidh njeriun edhe me të kaluarën edhe me të ardhmen; jo vetëm me këtë kohë por edhe njëkohësisht; mendja të pushton me shijet edhe me hidhërimet e atyre kohëve. Por për arsye se kafsha nuk mbanë meditim, përkundrejt njeriut, asaj, as hidhërimet e kohës së kaluar as frika e së ardhmes nuk ia prishin shijen e jetës.

Nuk ka ze