Por njeriu, në qoftë se ka rënë në devijim apo është i pakujdesshëm, atëherë hidhërimet e kohës së kaluar dhe frika e së arshmes, duke ia bërë jetën helm, ia prishin shijen që ekzistonte, domethënë se njeriu këtu nuk mund të marrë shije as sa për gjendjen e shijes së kafshëve. Ndërsa ekzistenca e jeta e atyre që kanë rënë në devijim dhe janë të pakujdesshëm është vetëm dita e sotme; njekohsisht të gjitha kohrat e botërat e kaluara në pikëpamjen e devijimit të tij kanë vdekur dhe janë zhdukur. Mendjen atij ia rrëzon vazhdimisht errësira e frika, kurse me mosbesimin e tij prej mohuesi edhe koha e ardhme nuk ekziston, sepse ndarjet e përjetshme që përballohen me zhdukje, i derdhin vazhdimisht errësirë në rrugën e meditimit të jetës së tij.
Por, po qe se besimi ia ngjall atij jetën, atëherë do të ndriçojnë me dritën e besimit e kaluara me gjithë ardhmen dhe do të bëhen nga njëjta ekzistencë. Në dukje si koha e tashme edhe e ardhmja e tij ndriçohen, duke ia garantuar atij shijet e larta trupore. Këtë çështje mund ta shikoni edhe në “ Mesazhet për pleqtë”, meqë aty është sqaruar mjaft mirë.
Ja, e patë se çfarë është jeta... Pra po qe se doni të kënaqeni me shijet e jetës, jetën tuaj ngjalleni me besim dhe hijeshojeni atë duke ua nënshtruar urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe mbrojeni atë duke u mbrojtur nga mëkatet.
Në secilën ditë, në secilin vend dhe në çdo kohë që kufomat dhe vdekjet na tregojnë fytyrën e tmerrshme të së vërtetës së vdekjes. Pra këtë do t’ua tregoj edhe ju, duke sqaruar siç u kam treguar edhe të rinjve të tjerë që më pyetën.
Si përshembull: Këtu para syve tuaj është ngulur një trikëmbësh për të varur njerëz; pranë saj një llotari, por ajo nuk i ngjan llotarive tona, sepse shet bileta me shpërblime të jashtëzakonshme. Ne gjithsej dhjetë vetë që jemi këtu, pa tjetër dhe pa kurfarë alternative do të ftohemi aty, në një kohë që ajo nuk na është bërë e njohur fare duke na thënë se: “Eja merre biletën e ekzekutimit dhe hipë në trekëmbëshin.”