Apo: “Eja merre biletën e shpërblimit që të ka dalë prej një miljardë florinjsh.” Tek dera ku ne jemi duke pritur këtë biletë, arritën dy njërëz: njëri ishte një femër e bukur që ishte gjysëm lakuriq dhe mashtruese, duke patur në dorë ëmbëlsira me helm dhe perpiqet që të na mashtrojë që të na shtyjë t’i hamë ato dhe tjetri ishte një burrë serioz që asnjëherë nuk mashtrohet dhe nuk mashtron kënd.
Duke hyrë pas asaj femre, burri na tha ne:
Ja, ua solla një ilaç të efektshëm e një mësim. Në qoftë se e lexoni këtë dhe nuk e hani atë embëlsirën që u a dha ajo, atëherë do të shpëtoni nga ekzekutimi dhe plus do ta merrni letrën e dhuratës së florinjve. Tani edhe vetë jeni duke parë se kush ha nga ato ëmbëlsira që dha ajo, po ikën nga tri këmbëshi për të ekzekutuar, bile deri po shkonin aty sa nga helmi e saj i tmerrshëm po u dhëmb stomaku. Në dukje edhe ata që po marrin biletën e shpërblimit aty po ikin bashkë me të tjerë duke hipur në trekëmbësh. Por miliona persona të drejtë na dëshmojnë se, ata nuk po ekzekutohen, ndoshta ata trekëmbëshin po përdorin si shkallë që të hipin për të marrë biletën e shpërblimit. Ja shihni nga dritaret e fjalëve të nëpunësit më të lartë dhe dëgjoni personat që kanë lidhje me këtë. Ata me zë të lartë po na lajmërojnë duke thënë se: besoni sikur po e shihni me sy, dhe mos dyshoni fare se, ata që përdorën ilaçin magjepsës e morën biletën e shpërblimit të dhuratës se madhe.
Tani si ky shembull që treguam, mëkatet e qejfet e të rinjve janë në rrethin e palejuar njësoj si mjalti me helm. Dhe me siguri qejfet çfrenuara janë shkak që të humbim biletën e thesareve të përjetshme, pra besimin. Se ato janë shkak që vdekja të bëhet dera e ekzekutimit për të përfunduar në pellgun e thellë të errësirave të tmerrshme.