Pra a nuk duhet të trishtohemi nga “exheli”, vdekja, që mund të vijë pa u dalluar si xhelat të marrë shpirtin e plakut, por edhe të të riut njësoj mund t’ia këpusë kokën duke ia marrë shpirtin. Por, po qe se duke i rënë shqelm e braktisim jetën e shfrenuar, që është si një mjalt plot me helm dhe nga e cila na ka ndaluar Zoti i Madhëruar, po qe se në jetën tonë kur i përdorim ilaçet e magjepsëse të Kur`anit dhe kur zotërojmë një besim të fortë dhe kur zbatojmë urdhërat e Tij, ne do të marrim biletën e lumturisë së përjetshme që mëshira e All-llahut xh.sh ua ka premtuar njerezimit dhe se atë e vërtetojnë pa dyshim njeqindenjezet ekatër mijë Profetë së bashku me evlijatë që janë të panumërt, të cilët në jetën e tyre kanë sqaruar ”Qeramete” (mrekullitë) dhe vërtetuar veprat e besimit.
Fund: Rinia do të ikë... Në qoftë se ke kaluar jetën duke mos larguar nga mëkatet; atëherë si kjo jetë, edhe ajo e tjetra do të kalojë me fatkeqësira e bela. Kjo jetë është shkak që nga abuzime dhe sëmundje dhe nga vesvese të bini nëpër vende të liga që nuk pajtohen fare me jetën njerëzore; prapë jeta çfrenuar është shkak që nga shqetësimet që vijnë nga jeta çfneruar të vraponi nëpër pijetore për t’u bërë pijanecë dhe përkohësisht ajo ju largon shqetësimet e mendjes suaj. Po qe se nuk më zini besë se këto ua sjellë rinia çfrenuar, shkoni e pyetni nga spitalet, burgjet dhe nga varrezat duke u thënë atyre se:
“Çfarë ju solli në këto vende, a nuk ju solli rinia e shfnenuar?!”
Pa dyshim është se nga gjuha e gjendjes së spitaleve do të dëgjoni gjëmimet e mjerueshme të atyre që kanë shpërdoruar mirësinë që ua ka dhënë All-llahu xh.sh. Njësoj ankesat e të rinjve do t’i dëgjosh edhe nga burgjet që nga ndëshkëmet bërtasin:” Ah çfarë na bëri jeta jonë që e përjetuam duke i kundërshtuar hyjnisë sonë, kurse edhe ndëshkimet e torturat e varrit bëhen më tepër nga abuzimi i rinisë. Këtë e vërtetojnë edhe “Keshfelkuburut” (evlijatë që e shohin gjendjen e kufomave në varreza) së bashku me të gjithë njerëzit që lëvizin në rrugën e drejtë të fesë islame.