Për Këtë mund të pyesni edhe pleqtë e të sëmurët që përbëjnë shumicën e njerëzëve. S’ka dyshimt që se do të merrni përgjigjen plot pikëllime të mjerueshme. Ata duke ankuar tregojnë se çfarë u ka sjellur periudha e rinisë, duke thënë:” Ah të mjerët! Rininë e kaluam në vende, të dëmshëm dhe boshe. Mosni,mos bëni edhe ju si ne!” Sepse për pesë apo dhjetë vjet të shijeve pa lejuara të rinisë, këtu,në këtë jetë, do të vuajmë shumë vjet pikëllime, në jetën e varrit torturë e dëm, në jetën e ahretit belanë e xhehennemit të “Sakar”, bile edhe duke vuajtur këto ndëshkime me sekretin 8
që thotë: (Kush pranon dëmet me kënaqësinë (vullnetin) e tij ai nuk meriton mëshirë)
Pra: All-llahu i madhëruar ju dhe ne së bashku na shpëtoftë nga forca tërheqëse e kohës së fundit të ahër zamanit! Amin!
ËSHTË NJË PËRGJIGJE PYETJEJE TË NXËNËSVE TË NURIT
Pyetëm mësuesin: “Për ç’arsye që prej dhjetë vjetësh, as nga ne as nga Emini që të shërben ty, duke mos i dhënë rëndësi fare nuk pyet për çështjen më të serioze të luftës së tmerrshme botërore (Lufta e Dytë). Vallë a gjykon ndonjë gjë më të rëndësishme se kjo çështje që nuk e vlerësoni fare atë?
Apo interesimi për to është i dëmshëm.” Mësuesi na u pergjigj kështu:
Ja pra çështja e luftës botërore pranë çështjes serioze që ekziston është një gjë shumë e pavlerë. Sepse çështja e luftës botërore në të cilën dy shtete mundohen ta marrin sundimin e botës në dorë, pranë Gjykimit të Madh, që do të bëjnë debat për fetë qiellore me afetarët dhe me anë të debatit që do të kërkojnë drejtat e tyre borgjezët nga socialistët që do të ishte një padi aq e madhe sa që sasia e pjesës së njëriut të vetëm është më e madhe se sa rëndësia e luftës botërore.
Ja ajo padi është që: Në këtë kohë për secilin besimtar, bile për secilin njeri, është hapur një padi për një pronë sa kjo bota, me begati përrallore, hijeshuar skaj më skaj me kopshte e vila që nuk ta merr mendja dhe mosha e tyre në të nuk do t’i soset kurrë. Domethënë në kokën e secilit njeri ashtu është hapur një plagë që: në qoftë se ato kanë mend, po të kishin pronë e fuqi sa shteti Anglez së bashku me atë Gjerman, për të fituar atë padi do t’i sakrifikonin të gjitha.