PREJ DREJTËPESHIMEVE TE RISALR-I NURIT KY ËSHTË NJË SHËNIM I POZITËS SË DYTË TË FJALËS SË TREMBËDHJETË.
Të burgosurit shumë kanë nevojë për ngushëllimet që i paraqet Risale-i Nuri. Veçanërisht rinia që e kanë shpërdoruar rininë dhe nga shuplaka - goditja e saj moshën e tyre te freskët kalojnë nëpër burgje të vështira. Parimet e Risale-i Nurit janë në vlerën e bukës. Ja pra në moshën e rinisë, tek njeriu ndikojnë veset më tepër se mendja, porse veset janë shqisa qorre që s’mund ta shohin ardhshmërinë. Për një gram shije që e ka përpara, e sakrifikon shumë nga shija e ardhmërisë, për shijen e hakmarjes që për një minutë e mbytë njeriun, vuan ndëshkimet e tetëdhjetëmijë orët e burgjeve; për qefin e një orë që bënë dhunë ndonjë namusit, vuan torturën e mijera ditëve dhe humbë lumturinë duke patur frikën e armiqve. Kur bëni këtë krahasim, këtyre mund t’u shtosh akoma që veset, të rinjve të pafatë, ditët e ëmbëla ua shëndërrojnë në jetë të hidhur dhe ata bien në gjendje që të dhimbsen.
Një shtet i madh i anës verore, duke përdorur veset e të rinjve, na tronditi veçanërisht ashpër me stuhira të këtij shekulli. Sepse vajzat e gratë e bukura të njerëzve që jetonin me nder të lartë, ato ua dhuroi të rinjve që lëviznin duke mos parë ardhmërinë. Sidomos kur i lejoi të lahen nëpër banjo femra lakuriqe së bashku me meshkuj, duke shtyrë të bëjnë seks aty, i dogji ata.
Bile të gjithë bota u trishtuan për arsye se vagabondëve dhe të varfërëve ua shpërndau mallrat e padronëve.