Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 23
(1-162)

Kur të vijë dita që të dalë nga burgu, jo si një katil e hakmarës, por i provuar, i penduar, i sjellshëm dhe për popullin e tij bëhet një njeri i dobishëm. Derisa, kur i kishin parë të tjerët disa njerëz që kanë dalë nga burgu me moral të jashtëzakonisht të lartë që kanë marrë në burg nga Risale-i Nuri kishin thene se: Për të edukuar njerëz që i burgosin nga pesëmbëdhjetë vjet, është shumë më mirë që t’i shtyrin që të lexojnë Risale-i Nurin pesëmbëdhjetë javë dhe bëjnë më tepër dobi”.

Meqë vdekja nuk po vdes dhe exheli është fshehtë, që nuk dihet se kur do të vijë dhe meqë nuk po mbyllet dera e varrit; karvanet që po vijnë grupe-grupe po shkojnë atje dhe po humbin; meqë Kur`ani i famshëm ne na tregon se vdekja për besimtarin është një shkak çlirimi nga ekzekutimi i përjetshëm dhe për ata që kanë rënë devijim dhe jetojnë shfrenuar është një ekzekutim që njeriun e ndanë përgjithmonë nga dashamirët. Atëherë patjetër dhe pa kurrfarë dyshimi; me i fatbardhë është ai që periudhën e burgut e kalon duke duruar dhe falenderuar All-llahun madhëruar dhe ditët e fundit i kalon duke bërë dobi nga Risale- Nuri nga ku merr mësimin e duhur dhe e vazhdon jetën në shërbimin e Kur`anit dhe të besimit islam.

Or ti njeri që s’mund t’i braktisësh shijet e përkohshme të kësaj bote! Mua, në këtë moshën time 75 vjeçare, mijëra provat e mia më kanë bindur se:

Shijet e vërteta dhe kënaqësia e lumturia pa hidhërim është vetëm tek besimi dhe rreth të vërtetave të besimit. Përndryshe, secila shije e kësaj bote mbanë shumë hidhërime; bota jote duke të shijuar ty sa një kokërr e vetme e rrushit të, të godit dhjetë shuplaka dhe ti humb shijet e jetës.

Or ju të pafat që keni rënë nëpër burgje!... Meqë jeni pikëlluar dhe po qaheni nga kjo jetë, përpiquni që në jetën tjetër të mos vuani hidhërime duke bërë dobi nga burgu, embëlsojeni dhe shndërrojeni në gazmend jetën tjetrër. Se duhet ta dini se nganjëherë nën kushtet vështira, kur përballë armiqve bëhet një orë rojë mund të vlejë sa një vit adhurimi. Njesoj edhe orërat tuaja të ibadetit që po bëhen nën këto kushte të vështira për ju mund të kthehen në mëshirë dhe vlejnë sa shumë orë të adhurimit.

Nuk ka ze