Të nderuar vëllezër të sinqertë!.
Për ata që janë në burg dhe për personat që ua sjellin ushqimin shokëve që janë në burg, do t’ua tregoi një ngushëllim të fortë brenda tri pikave.
Pika e pare: Për secilën ditë që kaloni në periudhën e burgut mund të të garantojë sevapin e dhjetë ditëve të adhurimit. Dhe frutet e orës së jetës së përkoshme shpirterisht mund të të kthehen në një jetë të përjetshme. Dhe pesë apo dhjetë vitet të dënimit tuaj mund të të bëhen shkak që të shpëtosh prej dënimit të përjetshme. Për besimtarët paraqita këto fitime të mëdha që janë shumë të vlefshme mund të fitohen vetëm me një kusht: kur i fal namazet farz dhe duke duruar, kur falenderon All-llahun xh.sh. dhe kur pendohesh për mëkatet që të kanë sjellë në burg. Por edhe vetë burgu është një shkak që të pengon nga shumë mëkate.
Pika e dytë: si humbja e shijes që është një pikëllim po ashtu edhe kur të ikin dhimbjet të vijnë shijet.
Ja, secili kur mendon ditët që i kanë kaluar me shije e gazmend e ndien pikëllime të hidhura, bërtet duke thënë “ah i mjeri!”. Njësoj kur mendon për ditët që e kanë pikëlluar atë; kalimi i tyre të shtynë të marrësh frymë lirisht dhe të thuash “oh shyqyr, iki duke braktisur sevapet”. Domethënë pikëllimet e një orës që kanë kaluar në shpirtin tënd braktisin shijet shpirtërore, kurse orët që ke kaluar me shije, ato përkundrazi, pasi ikin të pikëllojnë. Meqë e vërteta është në këtë drejtim, dhe meqë orët e fatkeqësisë janë zhdukur megjithë pikëllimet e tyre dhe ditët e fatkeqësisë së ardhmërisë tani nuk na shqetësojnë ne: A nuk është i çmendur ai që sot vazhdimisht pi ujë e ha bukë nga mundësia që pas disa ditësh mund të mbesë i uritur dhe pa ujë?!
Njësoj, a nuk është një çmenduri më e madhe se ajo që, duke humbur durimin kur mendon edhe pikëllimet e keqësive të ditëve ardhshme dhe të kaluara të cilat sot nuk ekzistojnë fare.