Ti që duke u ankuar nga All-llahu thua:” of ç’më gjeti “,dhe nuk shikon gabimet e tua, gjë që është një gafë e madhe. Por, po qe se durimin që e ke nuk e shpenzon djathtas apo majtas, atëherë duke e përmbledhur vetëm në këtë orë e në këtë ditë, atëherë ty të mjafton durimi. Në këtë rast niveli i pikëllimit tënd nga dhjetë mund të zbresë në një të vetëm. Derisa (jo për ankesë) kur unë u burgosa së treti në Medresenë e Jusufit (a.s.) (mësuesi burgjet i konsideronte mësonjëtore e Jusufit (a.s.)) brenda disa ditëve që fizikisht dhe shpirtërisht vuajta plot ndëshkime e pikëllime të ashpra; veçanërisht shpirtin e zemrën ma ndëshkuan shumë atëhere kur më pengonin të mirrem me shërbimet e Nurit, por falenderoj All-llahun që nga ndëshkimet që pata më shpëtuan ato mendime të vërtetave që ua rradhita më parë. Sepse unë duhet të falenderoj shumë se një të pafatin si unë, që jam duke pritur në derë e varrit, ma zgjatën moshën dhe orët që i kaloja me përkujdesje ndaj jetës tjetër, shyqyr fatkeqësirat ma zgjatën moshën duke i bërë nga dhjetë orë adhurimi.
Pika e tretë: Me pak punë ata fitojnë shumë kur i shërbejnë të burgosurve për nevojat që kanë duke u ndihmuar atyre, si duke ua sjellë ushqimin, ashtu edhe me fjalë të bukura kur u japin ngushullime. Në këtë rast në fletoret e tyre regjistrohen sevape, njelloj si ata që janë për jashta dhe japin sadaka. Veçanërisht sevapi i shtohet shumë kur u shërbehet pleqve, të sëmurit, të varfërit apo një personit që është në kurbet.
Tani, si thashë edhe më parë shërbimi që të bëhet për kënaqësinë e All-llahut xh. sh., ka nevojë të përputhet me kushtet e saj, pra falurit e namazit farz dhe kushti i dytë është në shërbimin e tyre të vraposh me sinqeritet duke mos pritur fare mirënjohje prej tyre.