Vëllezër musliman të burgosur me mua!
Më thotë zemra ime që t’ua tregoi një të vërtetën që ajo t’ju shpëtojë nga tortura e kësaj bote me gjithë atë të tjetrës.
Si shembull; njëri e kishte mbytur vëllanë e njërit apo një afërmin e tij. Më pas këtij i del përpara një afërm i mbyturit; ky që për një moment fiton një shije hakmarjeje duke mbytur të parin duhet të vuajë miljona minuta angështime të zemrës dhe torturën e burgut. Njësoj edhe të afërmve të atij që është vrarë jetojnë me shqetësime të hakmarjes, duke menduar se ku do të përballen me armikun i humbë tërësisht shija dhe lumturia e jetës së tyre duke vuajtur torturën e frikës dhe e hidhërime të kësaj gjendjeje. Kjo situatë ka vetëm një rrugëdalje. Ajo është pajtimi, siç ka urdhëruar Kur’ani duke regjistruar në të vërtetat e fesë së vërtetë të İslamit. Kjo rrugëdalje është dhe puna më e mirë sepse momenti i vdekjes është një moment që nuk ndryshohet. I vdekuri sigurisht nuk do të qëndronte më tepër se momenti që ika ardhur vdekja por katili është bërë shkak që të realizohet Gjykimi Hyjnor. Për këtë feja İslame na urdhëron me vëllanë musliman që të mos mbajmë hidhërim më tepër se tri ditë. Po qe se ajo ndodhi që u bë prej një armiqësie apo urrejtjeje, apo grindjeje me shtytjen e një hipokriti; është shumë e nevojshme që të realizohet paqa sa më shpejt. Përndryshe ajo fatkeqësi e vogël rritet dhe vazhdon. Po qe se pajtohen dhe katili duke u penduar fillon të lutet për mbytësin, në këtë rast të dy palët fitojnë shumë, dhe prapë mund të kalojnë si vëllai me vëllanë. Në vendin e një vëllau që ka vdekur mund të fitojnë disa vëllezër musliman duke falur gabimin e njëri-tjetrit, këtë do të mund të bënin vetëm ata që mbështeten në caktimin e All-llahut xh.sh.. Të braktisin hidhërimet është e rëndësishme veçanërisht për ata që janë bërë nxënësit e Risale-i Nurit. Kjo është shumë e nevojshme si për qetësimin individual ashtu edhe për jetën shoqërore.