Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 27
(1-162)

Ndikimin e këtyre parimeve Risale-i Nuri e sqaroi shumë mirë në burgun e Denizlisë dhe bëri që të gjithë të burgosërit duke qenë armiq të vëllazërohen me njëri tjetrin. Bile për të na liruar ne u bënë shkak këto parime, ndikimi i të cilave i shtyri edhe mosberimtarët dhe vagabondët që të thonë “Mashaall-llah!” Pas kësaj edhe të burgosurit u rehatuan. Unë në këtë gjendje, duke parë këto shembuj arrita përfundimin që: Nga shkaku i një njeriu të vetëm po vuajnë angështime njëqind vetë, bile duke mos mundur të dalin përjashta bashkë të marrin frymë. Pra mund të mendoni vetë se a nuk është ky një dëm, kurse një trim bujar për një interesin e tij të vogël kurrë nuk lejon që t’i dëmtojë besimtarët e tjerë. Po në qoftë se gabon përmenjëherë duhet të pendohet dhe kaq.

Të nderuar vëllezërit e mi të rinj dhe të burgosurit e vjetër!

Unë jam i bindur se; ështe një qëllim i bukur hyjnor që ju ka sjellur të vini këtu. Domethënë: këtu keni ardhur që Risale-i Nuri t’ ju garantojë të vërtetat e besimit dhe të shpëtoni nga shtrëngimet e burgut dhe nga shumë dëme të kësaj jete, duke mos lënë të kalojë jeta në vende boshe, duke ju mbrojtur të mos ua çojë jeta tjetër siç e keni çuar këtë jetë, duke u dhënë një ngushëllim të mirë ju ka shpëtuar nga brengosje të kota. Meqë e vërteta ështe në këtë drejtim; edhe duhet të bëheni si nxënësit e Nurit të burgosur në burgun e Denizlisë. Edhe vetë po shihni se: po kontrollojnë të gjithë rrobat tuaja që vijnë nga jashtë, bile edhe bukën e supën,që të mos hyjë ndonjë brisk për të mos sulmuar njëri-tjetrin. A nuk po shihni se po vuajnë ndëshkime gardianët që ju shërbejnë me sinqeritet dhe nuk po mundeni të dilni të gjithë së bashku përjashta. Gjoja do të sulmoni njëri tjetrin si ndonjë egërsirë.

Nuk ka ze