Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 29
(1-162)

Shenjat e kësaj kanë filluar të duken në Veri dhe në Perëndim dhe në Amerikë .Që njerëzimi me tërë fuqinë do të kërkojë një jetë të përjetshme që mbanë në krijimin e tij dhe prapë është padyshim se njerëzimi do ta kërkojë Kur’anin që një mijë e treqind e gjashtë dhjetë vjet, në secilin shekull ka mbi njëmijë e treqind milion nxënës të vërtetë që duke dëshmuar vërtetojnë padinë dhe gjykimin e Tij, dhe në secilin minutë miliona Hafizat duke respektuar Kur’anin që mbajnë në zemrën e tyre dhe me gjuhët e tyre njerëzimit ia mësojnë Atë. Dhe Kur’ani famlartë, duke dhënë sihariq për jetën të përjetshme, u jep mësim në një formë që nuk i ngjanë asnjë libri. Dhe me qartësi shenja ky Kur’an famlartë, ndoshta me dhjetra mijëra ajetet e Tij na lajmëron jetën tjetër duke na shëruar plagët e njerëzimit; ndoshta në njëmijë vende na jep myzhde. Duke dhënë argumente të forta, duke mësuar na thotë se, mos humbni shpresën se në qoftë se njerëzimi nuk do ta humbë tërësisht mendjen dhe ne qoftë se në kokat e tyre nuk krisë materjalisht apo shpirtrisht kjameti, sikurse priftërinjtë e Suedisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Anglisë që po përpiqen që ta pranojnë Kur’anin,ashtu edhe shoqata të rëndësishme të Amerikës që përpiqen të gjejnë fenë e vërtetë. Këto do t’i pësojnë edhe kontinentet e gjerë të botës dhe shtetet e mëdha të tyre që po kërkojnë Kur’anin famlartë dhe që po i kuptojnë të vërtetat e Tij dhe do të lidhen me shpirt me Të. Sepse në pikëpamjen e kësaj të vërtete Kur’ani nuk ka shok dhe kurrë s’mund të bëhet. Dhe asnjë send nuk mund të zëje vendin e ij.

E dyta : Meqë shërbimi i Risale- Nurit në dorën e mrekullisë së madhe të Kur’anit është një thirrës dhe një shpatë diamante dhe armiqtë e Tij i ka detyruar zemrën dhe ndërgjegjen e tyre të dorëzohen, duke i bindur plotësisht ,u ka dhënë ilaçet e efektshme. Sepse Risale-i Nuri është mrekullia e Kur’anit dhe prej tij ka buruar dhe po kryen plotësisht detyrën e duhur të kësaj kohe. Dhe me librin “Përgjigje natyralistëve“ i ka mundur kundërshtarët e tij të flaktë, duke ia shkatërruar kalanë e tmershme të natyralistëve, duke ia bërë copë me copë natyrën e tyre. Njësoj edhe me çështjen e gjashtë dhe të tetë të librit “Shkopi Musait”dhe me çështjen e parë, të dytë dhe të tretë në sipërfaqen e gjerë dhe me një formë shumë të shkëlqyer ka thyer pakujdesinë e shkencëtarëve fizikë, duke u treguar atyre dritën e njësimit të Zotit të madhëruar.Tani nevoja më e madhe për ne dhe për popullin tonë është që, zyrtarisht është dhënë lejë për mësimet fetare dhe për klasat veçanta.

Nuk ka ze