Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 31
(1-162)

Duke pritur shpëtim nga e djathta ajo m’u duk si një varr i stërmadh ku preheshin, babai, fisi dhe e tërë raca ime. Në vend që të ngushëllohesha, u trishtova më tepër.

Për të gjetur ngushëllim, shikova në të majtë (të ardhmen). Ajo për mua dhe shokët e mi dhe të gjithë brezat që do të vijnë, m’u duk si një varr i madh i kredhur në errësirë. Nuk m’u duk aspak e dashur, por si një armik i trishtuar.

Kështu rrugëzgjidhjen, nuk e gjeta as në të djathtë dhe as në të majtë, por në të sotmen. Pabesia historike e ditës së sotme, m’u duk sikur ma bëri trupin gjysëm të vdekur, që vuan sikur po jep shpirt dhe m’u paraqit si një arkivol, ku do të vendosej kufoma ime.

Mbasi mbeta i pashpresë e ngrita kokën edhe nga kjo anë që të shoh majën e pemës së moshës time. Pashë se kjo pemë kishte vetëm një frut, kufomën time. Duke u sjellur për nga vetvetja, qëndroja në majën e saj dhe kjo pamje nuk më dha kurrfarë ngushëllimi. Për të parë rrënjën e moshës time, e ula kokën poshtë dhe pashë se dheu i kockave të mia ishte ngatërruar me atë të fillimit të jetës time. Po e shkelja me këmbë dhe nuk gjeja dot asnjë shpresë, përkundrazi m’u shtuan brengat. U detyrova ta kthej kokën prapa. Pashë se kjo botë e pathemeltë dhe e përkohshme po rrokulliset në lumenjtë e asgjëshmërisë dhe në errësirën e zhdukjes. Duke kërkuar ilaçin e brengave të mia, plagët m’u spërkatën me helm. Edhe pse më dha zgjidhje, u drejtova përpara dhe pashë se dera e varrit ishte hapur në drejtimin tim, si një gojë që donte të më përpinte. Pas saj në largësi dukeshin karvanet në një bulevard të gjerë, që vraponin për në përjetësi.

Për të përballuar shqetësimet e këtyre gjashtë anëve, pikëmbështetja dhe arma e mbrojtjes që kisha në duar, ishte vetëm një vullnet i pakët. Për armiqtë e shumtë dhe veset e dëmshme, kjo armë e njerëzimit që është ky vullnet i pakët, është i mangët, i dobët dhe jo krijues. Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç fitimit të punës së vet. As që mund të kthehet nga e kaluara për të larguar hidhërimet dhe as që mund të kalojë nga e ardhmja për të prerë frikën që vjen nga ajo anë. E pashë se nuk kisha asnjë farë aftësie të saktë ndikimi, që të më plotësojë qëllimet që kisha, apo të më shmangë nga hidhërimet që më shqetësojnë pandërprerë. Në kohën që përpëlitesha për të shpëtuar nga gjendja e tmerrshme e shqetësimeve ku kisha rënë dhe errësirave të pashpresa, në çast më erdhi në ndihmë besimi, që shndriti nga qielli i Kur’anit të Bekuar.

Nuk ka ze