Ky besim të gjashtë anët e trishtuara aq shumë m’i shndriti, saqë edhe sikur ato gjendje të trishtuara dhe të errëta të shumëfishoheshin njëqind herë, përsëri për t’u dalë ballë atyre, ajo Dritë do të mjaftonte. Ato momente të trishtuara, një nga një m’u shndërruan në ngushëllime dhe momente miqësore.
Kështu besimi shumë qartë na e nxori në shesh dhe na e zhduku perden e errësirës së të kaluarës, që dukej si një varr i madh dhe e ktheu në një kuvend miqsh të nderuar dhe në një tubim të dashamirëve.
Besimi më bindi shumë qartë se ardhmëria nuk është siç e tregon pamja e shkujdesur në formën e një varri të madh, por një vend i dashur ku do të shkojmë në gosti të ftuar nga ana e Mëshirplotit, në pallatin e lumturisë.
Besimi me dritën e Kur’anit padyshim, më bindi se e sotmja ime nuk është ashtu si më dukej nën shikimin e pakujdesshëm, në formën e arkivolit, por kjo e sotme është si një dyqan, për tregtinë e jetës së përjetshme dhe si një vend i gostitjeve të shkëlqyera nga i Gjithmëshirshmi.
Besimi më parashtroi shumë qartë se nuk është siç m’u shfaq nga pakujdesia, që kufoma ime varej në majën e pemës së moshës time, ndoshta shpirti im është kandidat i jetës së pafundme, si dhe i nderuar me lumturinë e përjetshme, që duke ndërruar jetë do të më nxjerrë nga strofkulla e vjetër e trupit, për të më shëtitur nëpër yjet e ndritur.
Besimi më bindi shumë mirë se dheu i krijimit tim me kockat e mia, nuk do të shkelet me këmbë si një kockë e zhdukur, ndoshta ai është një perde që mos ta shohim derën e sallonit të parajsës.
Besimi me shumë saktësi më bindi se cila është fytyra e qartë e kësaj bote, e cila nuk është siç e tregon pakujdesia e mëparshme kur thotë se rrokulliset në errësirën e gjithmonshme të asgjësë Besimi me sekretin e Kur’anit, ma tregoi se rruzulli i tokësor që në pamje duket sikur rrokulliset në errësirë, në të vërtetë ai shpreh kuptimin se e ka sosur detyrën. Rezultatin e tij e ka lënë në disa mesazhe të All-llahut xh.sh. dhe në faqet e ndritura të Librit të të Patëmetit.